Dekorimi i atentatorit, flet vajza e ish-deputetit: Ishte Azem Hajdari ai që e fali këtë njeri, akt i shëmtuar...

18 Qershor 2018, 19:46Politika TEMA

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun, “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, me kontribut të pashoq ne Pushtetin Vendor”.

Në historinë shqiptare Gafurr Mazrreku njihet si i vetmi njeri që ka shkrehur një armë në ambientet e Parlamentit.

Ishte viti 1997 kur Mazreku, atëherë deputet i Partisë Socialiste, qëlloi në drejtim të rivalit të tij demokrat, Azem Hajdari, duke e plagosur atë.

Për këtë, Gafurr Mazreku u dënua me 8 vjet burg, ndërsa 21 vjet më pas nderohet nga Këshilli Bashkiak i Hasit.

E bija e Azem Hajdarit, Rudina, tashmë deputete, tregon si e përjetoi këtë vendim.

“Ky është një akt i shëmtuar. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë u shëmtuar për popullin shqiptar.

Për vetë faktin se ky njeri ishte i pari që bëri një akt të tillë në Parlament. Ky është një njeri që është dënuar dhe është kriminel.

Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë të lartësohen në këtë mënyrë”, u shpreh Rudina Hajdari për Top Channel.

Partia Demokratike reagoi menjëherë duke e konsideruar Kryeministrin Rama si autorin e këtij vendimi.

“Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij.

Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati! Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari”, tha Gent Strazimiri.

Edhe Presidenti i Republikës reagoi ashpër përmes zëdhënësit Tedi Blushi, duke dënuar si një provokim titullin e dhënë në nder të Gafurr Mazrekut: “Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.”Përmes një reagimi zyrtar, zyra e Kryeministrit u distancua nga vendimi i Këshillit Bashkiak Has, duke e konsideruar atë gjithashtu një provokim të papërgjegjshëm të kujtdo që e ka propozuar dhe e ka miratuar atë.

“Kryeministri Edi Rama bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Kryeministria i konsideron akuzat e Partisë Demokratike si vulgare dhe shpërdorim politik të emrit dhe kujtimit të Azem Hajdarit”.

4 komente në “Dekorimi i atentatorit, flet vajza e ish-deputetit: Ishte Azem Hajdari ai që e fali këtë njeri, akt i shëmtuar…”

  1. Alban Dega says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  2. do vijë një ditë says:

    O Zoti Ilir Meta! A ishte provokim i panevojshem dekorata qe u dha Nishani bashkepuntoreve te nazi-fashizmit? A i provokoi njerezit ai, a po s’ka gje se muti dekoron mutrit . Ju jeni bere halé njerez dhe Shqiperia s’ka te mbare sa te jeni ju gjalle. Kur te vdisni ju dhe ata qe kane ngrene letyren tuaj, diçka do ndryshoje. Ta pashe, more ta pashe, thoni ju dhe nuk shikoni qe jeni lakuriq me duar ne xhepa.

  3. leshelija says:

    Po a ka provokim me te madh ndaj kombit mbare ngritja e shtatores se tradhetarit te madh te atdheut Hamut Zogut ne mes te Tiranes disa metra larg viktimes se tij Hasan PRISHTINES/ Po ai busti i xhelatit te 4 shkurtit -Kazazit qe rri i strukur nga frika prane ish hotel Pezes a nuk eshte superprovokim Po nderrimi i emrit te rruges 4 shkurti ne Ibrahim Rugova cfare eshte Ka me dhjetra shembuj te tille prandaj mbylleni gojen e beni qejf sa ti dal gjumi ktij pis mileti

  4. likaderte says:

    Vajza e azemit e kushdo tjeter qe vertet mendon per kete vend ben mire te mos flase per kete ngjarje. Kjo sepse nuk ka njeri ne shqiperi qe nuk e ka njohur azem hajdarin dhe bemat e tij, besoj se edhe e bija ka degjuar per to, dhe per to flet vetem berisha i cili e vrau vete hajdarin e tani i duhet per politike. Sigurisht berisha nuk ka me bythe qe te organizohe nje shtator te dyte si ne ’98, prandaj tani vetem flet si qeni henes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje