Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesit europian në vendin tonë, në kuadër të programit “100 fshatrat”.
Shefi i qeverisë hodhi idenë e binjakëzimit të këtyre fshatrave me të tjerë në Europë, duke thënë se kjo do të ishte një ndihmesë e çmuar.
Më tej ai tregoi edhe synimin e qeverisë për transformimin e tyre.
“Nëse do të bënim binjakëzime midis fshatrave me ata në vendet tuaja, të zhvillojmë modele për qasjet e përbashkëta midis zonave të ndryshme urbane, për të mbështetur edhe traditën.
Iniciativa për partneritetin mund të jetë shumë e thjeshtë për secilin nga ju për të transformuar gjërat, që ndoshta ju po i bëni edhe në vendet tuaja. Ne duam t’i themi këtyre fshatarëve që nuk janë vetëm.
Të bëjmë të pamundurën të mundurën. Të ecin në një drejtim dhe në koordinim të plotë, në mënyrë të bëjmë maksimumin.
Synimi është që në të krijojmë 100 pika të ndryshme graviteti në vende të ndryshme dhe fshatra që mund të jenë pas tyre, në mënyrë që të kemi potencial edhe për fshatrat e tjera.
Ne jemi të përqendruar në zhvillimin e agroturizmit, si një instrument shumë efikas për të luftuar varfërinë, përmes përdorimit të mirë të aseteve që mbizotëron Shqipëria.
Në këto qasja janë të të nevojshme paratë, por më të rëndësishme janë njohuritë dhe ndërveprimet.
Ne besojmë që mund të ndajmë informacione me të gjithë ju dhe mund të arrijmë maksimumin, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me investimet, por edhe me shkëmbimin e kapitalit njerëzor”, tha Rama.(TemA)
Fshatrat në BE kanë supermarket, banka, inspektor policie, postier, mjek, rrugët e asfaltuara
Fshatrat ne BE duhet te bejne 2 ore me makine qe te shkojne ne supermarket apo banke, police as qe behet fjale te kene (prandaj mbajne edhe arme ne shtepi), makina e postes shkon nje here ne tre dite, mjek asqe behet fjele (duhet ta gjesh vete mjekun ku do te vizitohesh dhe shpesh duhet te shkosh ne nje qender me te madhe per kete gje)….etj,etj. Mos i mashtro shqiptaret ne shekullin e 21 se eshte yerje inteligjence.
Hahahahahhaahhahaha! Lol!
Kam thon un njahere, ka me ja thy rekordin Sali Berishes. Ama, vecse me rruget qe ndertoi Berisha se kap dot laneti.
Lol!
.. MOS KA GJE VOTIME TANI SE SHPEJTI ..?!