LETRA/ Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, apel Kancelares Merkel e Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë

18 Qershor 2018, 19:24Politika TEMA
LETRA/ Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, apel

Në një letër të përbashkët drejtuar Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, të cilën ia dorëzuan sot Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Dimtir Bushati, krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, Kryetari i Komunitetit Mysliman H Skënder Brucaj, Kryepeshkopi i Tiranës dhe i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë i Kishës Ortodokse Autoqefale, Prof. Dr Anastasios, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Shqiptare dhe Arqipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Kryegjyshi Botërior i Kryegjyshatës së Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ylli Doci, bëjnë apel për një vendim pozitiv të tyre për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Në këtë moment të një rëndësie të madhe, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë atë që kemi shprehur kohët e fundit në deklaratën tonë të përbashkët të datës 21 prill 2018: ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës. Ne jemi pjesë e një historie që shtrihet në origjinën e Evropës. Është një histori që ka rrënjë mijëra vjeçare. Rrënjë të përbashkëta kulturore dhe sociale na lidhin.

Jemi të bindur se rruga drejt Bashkimit Evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore. Ne i jemi mirënjohës Zotit për faktin se historia e popullit shqiptar ka treguar një jetëgjatësi të qëndrueshme të vlerës së respektit për dallimin fetar, duke jetuar së bashku në harmoni si një familje.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian është veçanërisht kritike për rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro-entuziastëve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndjehen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre evropianë, janë të përjashtuar nga të njëjtat mundësi.

Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto. ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëve, dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshëm për një Shqipëri si pjesë e Evropës.

Me lutje të zjarrtë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbetur mbështetës të palëkundur të vlerave evropiane të një shoqërie me liri, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë”, thuhet ne leter.

Nga ana e tij, Ministri Bushati falenderoi komunitetet për “angazhimin e tyre në momente kyçe dhe me rëndësi kitike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi kontributin e këtyre komuniteteve në “ruajtjen e harmonisë fetare dhe fuqizimin e kohezionit social në Shqipëri”.

“Ju keni dhënë shembullin më kuptimplotë që ne jemi evropianë dhe tani është momenti i duhur për secilin prej nesh të ndjekim shembullim tuaj” – u shpreh Ministri Bushati.

7 komente në “LETRA/ Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, apel Kancelares Merkel e Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë”

  1. veri says:

    .. KUR ZOTI ESHTE NJE , JU PSE JENI KAQ SHUME ..?! POPULLI TA KUPTOJE QE FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIZMI DHE ZOTI DO TA NDIHMOJE ..!

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      Zoti mund te jete NJE,po ashtu edhe feja e shqiptareve KRISHTERIMI[jo ”shqiptarizmi”] po problemi eshte se ketu kemi te bejme me turkoshqipfoles qe jo rastesisht perbejne 3 fe!!!! sunite[MUSLIMS],shiite[BEKTASHIANS],te tredhur[atheoi]………..pra nje BOURDHELO ALA TURKA!

    2. Grigor says:

      Kjo deklarate eshte prove e gjalle që feja nuk ka qene kurrë ajo që ja ndarë shqipetarët.
      Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin nuk I ndau feja.
      Nje hoxhe nga Gjirokastra (Enver Hoxha), nje sheh nga Mallakastra (Mehmet Shehu), nje myfti nga Vlora (Manush Myftiu) dhe nja dy ortodoksë nga Korça (Rita Marko dhe Pilo Peristeri) nuk i pengoi feja te beheshin bashke per komunizem per 45 vjet.
      Nje Saleh (Saliu) dhe nje Sllobodanke Serbie nuk i pengoi feja te martoheshin. (Skenderbeun duan ta nxjerrin Serb, por per Xenin nuk thotë njeri që eshte Serb.)
      Nje Saleh mysliman, nje karagjoz katolik si Nard Ndoka, nje dervish i ndyre si Ilir Meta, nje Imam si Arbeni, nje Pollo ortodoks si i biri i Stefanaqit, nuk i pengoi feja te beheshin bashke per partine me te ndyre ne historine e Shqipërisë, e cila e ben Ahmet Zogun te duket sikur eshte mbreti me i mire ne historine e njerezimit.
      Tek Edi Rama Jane bashkuar te gjitha fete bashkë, sa qe ai uron festat si dikur never per humor: “Hajde Gezuar Bajramin per Krishtlindje dhe te na rroje Baba Aliu.”
      Pra e keqja e shqiptarit nuk eshte feja. E keqja jone Jemi vete ne, që nuk duam njeri tjetrin, dhe nuk kemi ndjenjen e komunitetit qe te behemi bashkë kunder see keqes. Këta lidere fetare e dhane shembullin personal per popullin. Të shpresojmë se populli do ta kuptoje që kur flet Perendia me gjuhen e fese per çdo komunitet fetar, atehere politikanet si Mul Noka duhet t’i shpiem ne hale (hell).
      Me falni që thashe Mul Noka dhe Jo Lul Basha, por sepse e kam fiksim kete Mul Noken, nuk e di. Eshte kaq idiot sa nuk e urrej dot. Me ben vetëm per te qeshur.

    3. Flm says:

      Me duket shume gjest KOTI.
      Nqs besojne ne BE dhe duan te integrohen, atehere Europa nuk eshte e “pa drejte”, nuk eshte nevoja as pe lutje as per lepirje kundrejt BE-se, por eshte ne voja per PUNE.
      ####
      Jame i bindur qe Anastas Janullatos, si nje Njeri shume i vecant nga te gjithe te mbledhurit ne salle ka te njejtin mendim, por eshte i detyruar qe te ndjeki “budallallekun” Shqipetar.
      ####
      Doja te dija letren ne Fergjisht dhe Gjermanisht kush e shkruajti Ba-bole Mondi apo Kenua ???? jo per gje por ata jane ekspert ne korespodenc me Sulltan Erdoganin ne Turqisht dhe Arabisht.
      ####
      Tani ngelet ta kete shkruar ose Dom Gjergj Metua, ose ….
      1. Doktor Nderi i Theologjisë: i Fakultetit Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Bruklin Ma.
      2. Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995).
      3. Doktor Nderi i Fakultetit Shën Vladimirit (2003); i Universitetit të Krajovës (2006);
      4. Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998).
      5. I Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003).
      6. Doktor Nderi i Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009).
      7. Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).
      8. Profesor i Asociuar i Historisë së Feve (1972-1976).
      9. Drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986).
      10. Lehrbeauftragte, për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë- Universiteti i Marburgut, Gjermani (1966-1969)
      11. Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (1969-1971).
      12. Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009).
      13. President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-).
      14. President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006-).
      ……… dhe shume te tjera.
      ANASTAS JANULLATOS
      Figura Akademike me e Ndritur dhe e Shenjt qe ka kaluar nga trojet Shqiptare dhe ne mbar Boten.

  2. Noci says:

    Ishalla u zente!

  3. Kuq e zi says:

    Shpresoj qe nje gje e tille te mos perseritet…
    Nqs polotika ska bere mjaftueshem detyren e saj skemi nevojeje per pushtete te tjera feja larg politikes apo do behemi si serbia dhe greqia ku me pare feja pastaj qeveria
    Si thote albin kurti feja duhet te rritet vertikalisht dhe jo horizontalisht

  4. Berti says:

    Difuzoret e injorances te gjithe bashke per show.Ca me rrasa ca me zhguna e me mjekra.A ju q.robt flliqsira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje