Kryebashkiaku i Hasit: Mazreku “Qytetar Nderi”, vendimi i duhur. Meta e ka pasur mik atë dhe Azemin

19 Qershor 2018, 08:23Politika TEMA

Një vendim i Këshillit Bashkiak të Hasit, për të shpallur “Qytetar Nderi” Gafurr Mazrekun, atentatorin e Azem Hajdarit, ka ndezur një luftë të re politike në Tiranë.

Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si akt kriminal të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka paralajmëruar një përgjigje të fortë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është distancuar zyrtarisht nga ky vendim, ndërsa vendimi është dënuar edhe nga Presidenti, Ilir Meta.

Po çfarë mendon kryetari i Bashkisë së Hasit për këtë çështje, e cila ka turbulluar ujërat e politikës së Tiranës?

I kontaktuar nga Shqiptarja.com, kryebashkiaku i Hasit mbështet nderimin e Gafurr Mazrekut, teksa thekson se ky i fundit ka kontribut lokal.

“Tirana ka probleme më të mëdha se këtë problem. Është një vendim i marrë nga këshilli bashkiak. Për mendimin tim është një vendim i drejtë për kontributin që ka dhënë z. Mazreku për komunitetin që ka përfaqësuar. Vlerësimi ka qenë lokal dhe jo kombëtar. Z. Mazreku, pasi ka kryer dënimin është zgjedhur kryetar i Komunës Fajze të Hasit. Edhe një herë, vlerësimi është bërë për kontribut lokal”.

I pyetur mbi reagimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryebashkiaku i Hasit thotë se Meta ka qenë mik i të dyve, si i Gafurr Mazrekut ashtu edhe i Azem Hajdarit. Vendimi i miratuar dje nga Këshilli Bashkiak i Hasit mban firmat e kryetarit të Bashkisë, Adem Lala, juristes Erjeta Mula si dhe përgjegjësit për arsimin dhe kulturën Dylber Gega.

“Të nderojë më titullin ‘Qytetar Nderi’ (pas vdekjes), intelektualin e shquar z. Gafurr Halim Mazrekun, pas vdekjes, për kontributin e dhënë në ushtrimin e detyrës së besuar nga populli i tij për pushtetin vendor, kontributin e përçmuar jo vetëm për popullin e zonës së tij, por edhe për mbarë popullin e Hasit, me motivacionin” “Personalitet intelektual, për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”, thuhet në vendim.

4 komente në “Kryebashkiaku i Hasit: Mazreku “Qytetar Nderi”, vendimi i duhur. Meta e ka pasur mik atë dhe Azemin”

  1. Lexuesi i TemmA says:

    Shikoni me vemendje motivacionin dhe kuptoni se me kë keni te bej…
    “…kontributin e perçmuar…”. O Zot.

  2. Loran shehu says:

    Po kot nuknkan dal barcaletat me hasianet e devollinjt ,diet tashme qe hasianet e devollinjt e ridvan bodes jan njerzit me te trash e debila ne planet

  3. mmoisiu says:

    Me kete vendim ,keshilli bashkiat i ka dhene te drejte krenarise se personaliteti ,ajkes se kombit ,vetem krenaria e personalitetit i ka qendruar pushtimit 500 vjecar te turkut ! Cte drejte kishte Azem krimineli te poshteronte nje deputet ,apo pse ishte me i fuqishem fizikisht ?
    Azemi ishte malsor dhe i dinte ligjet e malsise qe po te godiste nje malsor ,i kishte nje gjak borxh ,se ai person ishte moralisht i vdekur ,ose do vinte krenarine e tij ne vend ! Apo kujtonte Azemi se kishte pune me rrugacet e Tiranes qe i rrifte dhe nuk e gjente gje ,por e mori pergjigjen mirer !
    Kujtoi se ishte Edi Rama qe ja thyen turinje dhe tani e mbon Sali qenin ,bile dhe i trembet . Kryeminister duhet dhe te jesh dhe trim se neser mund te filloje dhe lufte ,si do reagoje Edi ,apo do mshifet deri sa te mbaroje lufta si Fatosi qe e dorzoi karriken dhe ja mbathi ne Maqedonine Veriore te tashmen ? Ci duhet cben kshilli bashkiak i Hasit ,ai e din vete dhe nuk do te pyes Edi pederastin ,Gafur Mazreku e meriton plotesisht “Qytetar nderi “dhe nuk ka asnje te drejte tja anulloje kete titull,rrugacet e kane mare denimin prej tij dhe pa i hyre ne hak atyre ,por qe ta dinin kufirin ku e kane !
    Eshte ky mendin qe parlamenti eshte kthyer ne kafe dhe PD ben cte doje ,nuk jane ne gjendje PS te zbatojne ligji dhe hiken si hajdute ne vend te fusi brenda policine dhe ti kapi me kurva dhe me pederastet e PD dhe te vazhdoje normalisht punimet kuvendi ,ato duhet ti thone Gafurit faleminderit cfar bere per Parlamentin !

  4. Bekimi nga Peja says:

    Një njeriut që ushtron dhunë dhe bën vetëgjyqësi pa marrë parasysh rrethanat nuk duhet të merrte asnjë çmim nga askush, kuptoher nëse dëshirojmë ti përkasim botës së civilizuar.
    ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje