I ftuar sot në Komisionin e Medias, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka debatuar me deputeten demokrate, Albana Vokshi, mbi projektin e Teatrit të ri Kombëtar, duke deklaruar se ashtu si çdo projekt tjetër i sulmuar nga Partia Demokratike do të dalë edhe më i bukur.
Ai solli rastin e projektit të këndit të lodrave te liqeni Artificial, atë të Pazarit të Ri dhe sheshit “Skënderbej”, të cilët edhe pse u sulmuan ashpër nga PD rezultuan si projektet më të mira që kanë marrë çmime dhe vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
“Çdo projekt që ju keni sulumuar ka dalë më i bukur, ndaj sulmoni teatrin por do dalë më i bukur. Siç sulmove këndin e lodrave dhe doli më i bukur, siç sulmuat Pazarin e Ri dhe doli më i bukur.
Ndaj çdo gjë që ju sulmoni del më e bukur. Artistët i fyeni”, tha Veliaj.
Ai paralajmëroi deputetët se nesër sheshi “Skënderbej” do të marrë çmimin ndërkombëtar si sheshi më i mirë.
“Pse ke frikë nga mua, a më ftove. Eja nesër me mua që të shikosh çfarë çmimi merr sheshi Skëndërbej.
Kryeministri të mori më qaf ty që kur të tha je aktore”, shtoi Veliaj.
po pse e dhjet mo Lali Eri!
kryeministri nuk i tha Pameles “aktore” i foli ne emrin e vertete KARTORE
Ne se dikush i jep sheshit “Skenderbej” cmimin si sheshi me i bukur ne bote,a ku di une,ky do jete nje turp i madh!
Vetem shgesh nuk eshte ai,por nje kupole ne shewrbim te parkingut!
Shiko me cfare mburrewt ky kryebashkiak i mjere,me pazarin e ri,bulevardin e ri,kendin e lojrave tek liqeni etj!
Vetem nje adoleshten i pa afte mund te mburret me kaq pak gjera qe mund t’i bente edhe vetem nje kryetar kooperative bujqesore!
Po mbi 70% te banoreve qe i ke lene pa asnje investim per 3 vjet,a nuk pergjigjesh ti,o reklamaxhi?
Je komplet i deshtuar dhe nuk duhet te zgjidhesh me se nuk punon per banoret e Tiranes qe i ke ndare me kategori si dikur sklleverit!
Hidh miliarda ne qender kurse mbi 50 mije banore te Yzberishtit nuk kane asnje cerdhe,kopesht,kend lodrash,lulishte per femijet,pa folur per rruget me gropa me balte e pluhur sa nuk guxojme te hapim dritaret!
Qeverisje sharlatane!
Projekt i bukur eshte vetem ai qe me sherben mua,femijve te mij,banoreve ku banoj e jo atje ku te intereson ty,si ne Farke etj!