Dialogu, Thaçi: Kufiri me Serbinë do jetë në tavolinë, nuk lejojmë të cenohet asnjë milimetër e territorit

20 Qershor 2018, 12:39Rajoni TEMA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka mbajtur konferencë për media, lidhur me takimin që do të mbahet të dielën në Bruksel.

Duke folur rreth procesit të dialogut me Serbinë, Thaçi theksoi se beteja zhvillohet në tavolinë e jo duke shikuar nga jashtë.

Ai gjithashtu ka theksuar se çështja e kufirit me Serbinë do të të jetë në tavolinën e diskutimeve.

“Çështja e kufirit me Serbinë do të jetë në tavolinë dhe aty zhvillohet beteja e jo duke shikuar nga jashtë. Nuk do të lejojmë të cenohet asnjë milimetër e territorit”, ka deklaruar Thaçi.

Gjithashtu Presidenti ka folur për demarkacionin me Serbinë, për rreth 400 km tokë. Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë e bashkuar për këtë çështje.

“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje.

Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë.

Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, është shprehur ai. (TemA)

2 komente në “Dialogu, Thaçi: Kufiri me Serbinë do jetë në tavolinë, nuk lejojmë të cenohet asnjë milimetër e territorit”

  1. Kuq e zi says:

    Nqs do ishte jashte tavoline atehere sdo kishte cenim
    Por meqe eshte ne tavoline don te thote qe po vihet ne diskutim i lartpermenduri pra mund te kete humbje dhe shume madje

  2. Baliu says:

    Nje budall e qet nje nenshkrim, e njeqind te menqur nuk mund ta heqin. Ai budalla mandej e quan veten “modern statesman”. Nje urti popullore thot: Me se keqi eshte kur budalla behet i vyeshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje