Izraeli nderon me mirënjohje familjen Sharri nga Prizreni

19 Qershor 2018, 20:53Rajoni TEMA

Izraeli i ka nderuar me dekoratën “Fisnik ndër Kombe” (Righteous Among the Nations) Faik dhe Sabrije Sharrin, për strehimin dhe shpëtimin e një familje hebreje në Prizren, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, ia ka dorëzuar dekoratën bijës së çiftit Sharri, Bedia Sharri Mustafa, në një ceremoni të organizuar në Prishtinë, të hënën.

Ambasadorja Fischer,  ka treguar historinë e familjes hebreje Hara, e cila gjatë në një natë të ftohtë dimri, të ngrirë nga të ftohtit, në gjendje të mjerueshme, të urritur dhe të pa shpresë, u strehuan nga familja bujare e Prizrenit.

Ajo ka theksuar se gjithë familja Hara kishte shpëtuar në saje të kurajos së jashtëzakonshme të Faik Sharrit dhe gruas së tij Sabrijes.

Bija e familjes, Bedia Sharri Mustafa ka thënë se ndjehet e nderuar që e pranon dekoratën dhe çertifikatën në emër të prindërve të saj. Ajo ka shtuar se shumë familje shqiptare kanë strehuar dhe shpëtuar familje hebreje, por familja e saj është nga të paktat që patën fatin të kenë në posedim dokumentin original si dëshmi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës , Enver Hoxhaj ka thënë shpëtimtarë e familjeve hebreje në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë nderuar Kosovën dhe shqiptarët. Ai ka thënë se mirënjohjet si kjo e familjes Sharri do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit midis  Izraelit dhe Kosovës.

1 komente në “Izraeli nderon me mirënjohje familjen Sharri nga Prizreni”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Israeli eshte nje nder te paktat vende qe akoma nuk njohin pavaresine e Kosoves Harrojne se Kosova u shkri e shkretuar nga serbet shume me keq se cifutet nga nazistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje