KPK shkarkon nga detyra prokurorin Gentian Trenova

20 Qershor 2018, 10:23Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka dhënë paraditen e së mërkurës vendimin për Prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova.

KPK-ja vendosi që të shkarkojë nga detyra prokurorin, i cili njihet si prokurori i Bandës së Lushnjës dhe i Aldo Bares.

Pasuria dhe aftesitë profesionale e kthyen Gentian Trenovën në të akuzuar si të dyshuar si nga KPK, por edhe ONM.

Për blerjen e apartamentit 50 metra katrorë që më pas ia dhuroi vjehrrit, dupleksin e ndërtuar prej tyre dhe për dy kontrata, Gentian Trenovës iu kërkua llogari për mbi një orë.

Në kontratën e parë për blerjen e shtëpisë Trenova thoshte se do ta blinte 40 mijë euro.

Në të dytën prokurori firmos se e ka blere 1 milionë e 900 mije lekë me ndihmën e 28 mije eurove kredie të shpenzuara edhe për mobilimin.

Pyetjes se kujt i duhej besuar dhe pse ia kishte dhuruar shtëpinë vjehrrit Prokurori u përgjigj se kjo është një marrëdhënie familjare.

Ndërsa për kontratat Trenova tregoi se e vlefshme është kontrata e dytë, përderisa kontrata e parë ishte një kontratë porosie. Por kolegu i tij belg, karriera e të cilit shënon 23 vite në akuzë dhe që së fundmi përfaqëson ONM, nuk i kurseu kritikat.

2 komente në “KPK shkarkon nga detyra prokurorin Gentian Trenova”

  1. Eda Nallbai says:

    Sa mire ja kan bere hajdutit mashtruesit te shofin edhe Ervin Karanxhen qe ju kthye nga gjykata e krimeve dosja qe mbronte Lid shpk ndertuesin mashtrues Gezim Rakipi qe ka siguruar leket ne Zvicer duke u mare me veprimtari te dyshimta dhe erdhi u be bizneen. Ky Ervini mori prej Gezim Rakipit 30 mije euro dhe deklaroi mes miqsh se ju eren syte e nuk pa me letra. Keta jane prokuroret tane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje