Eugen Bitraj, një prej të akuzuarve si bashkëpuntor për vrasjen e Marvi Mihalit një vit më parë, është kthyer sërish në burg.
Ka qenë Gjykata e Tiranës ajo që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë.
Mësohet se masa për Eugen Bitrajn ndryshoi nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg”.
Më herët, familjarët paraqitën pamje filmike të kamerave të sigurisë rreth zonës së ngjarjes që kishin fokusuar momentet kur katër të akuzuarit e lartëpërmendur dhunonin dhe godisnin me thikë Marvi Mihalin.(TemA)
Ah ca gabimi bom ne qe hikem nga Shqiprija!