Nëna e dy fëmijëve, 7 dhe 14 vjeç, Violeta Donaj, në rrëfimin e saj para Policisë për vrasjen e bashkëshortit, thotë se gjithçka ka ardhur nga dhuna dhe vesi i tij për të luajtur kumar.
35-vjeçarja, e pyetur nga Policia se ku e ka gjetur armën, ka deklaruar se e ka marrë atë te makina që burrë e grua përdorin për nevojat e familjes, por pa përcaktuar nëse arma i përkiste vetë viktimës.
“Nuk e di sesi e bëra, thjesht kujtoj që mora pistoletën dhe e qëllova. Isha e lodhur nga sjellja e tij, duke luajtur bixhoz dhe duke na krijuar probleme ekonomike e më pas ishte bërë shumë xheloz.
U takuam për të vijuar si çdo herë punën tonë, por patëm një debat dhe unë kam hyrë në makinë (familjare), aty kam gjetur pistoletën, të cilën e mora me vete dhe shkova te tregu dhe e kam qëlluar.
Nuk e dija se çfarë po bëja, por e kam parë bashkëshortin e shtrirë dhe kuptova se i kisha dhënë fund gjithçkaje, edhe jetës së familjes sonë. Fillova të dridhesha dhe më pas e kam parë veten të futur në një makinë, derisa erdhi Policia.
Kishim probleme. Mundohesha t’i fshihja duke menduar se gjërat do të rregulloheshin, por nuk ndodhi. Ajo që bëra ishte një moment dobësie dhe lodhje e madhe, duke e përjetuar problemin në familjen tonë”, u ka thënë ajo hetuesve.
S’duhet tentuar djalli.
Jo moj grua nuk vritet njeriu për vese te këqija. Problemi është që i përkasim një shoqërie të degjeneruar ku shumë fëmijë përjetojnë dhunë fizike gjatë ter jetës dhe kur rriten nuk dine ti zgjedhin problemet me dialog por me stupc e plumb.
Hallall se nuk ke bo gjo,vec vrave burrin me 4 plumba, por harrove se kishe dhe 3 te tjere per tja fut vehtes..sic ja fute…..O none cfare bona une..
Kur ta kuptosh qe femijet e tu do te marin rrugen e keqe , si femije pa asnje mbeshtetje prinderore , atehere do kuptosh se sa gabim ke bere ….deri atehere shijo lavdatat e atentatores dhe nje kryengritese ne familje , me vone kur te “bjere rebeshi dhe koha do kthjellohet ” do ta kuptosh qe ke vrare gjithe familjen , dhe ky eshte versioni nese ke pak fije mend ne koke , se eshte dhe rasti tjeter qe te jesh komplet kafshe nga trute e kokes dhe mos ta kuptosh kurre se cdem bere femijeve ……