Ky është malazezi që u kap sot në Tiranë: Masakroi të dashurën milionere nga Ukraina dhe gënjeu policinë

17 Qershor 2018, 14:52Kronika TEMA

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e një 22-vjeçari malazez, i cili akuzohej në vendlindje për vrasjen e një vajze ruse dhe depërtimin e tij në Mal të Zi.

Por detaje tronditëse janë zbardhur së fundmi për dosjen penale të 22-vjeçarit, të quajtur Arseni Stanoviç.

Mediat e vendit fqinjë raportojnë se Stanoviç ishte shpallur në kërkim në datën 13 maj, kur trupi i pajetë i shtetases ukrainase Anastasia Lašmanovu, 30 vjeçe u gjet në një apartament në lagjen ‘Kotor’ në Dobrota.

Sipas portalit ‘Pinkm.me’, policia kishte mbledhur shumë prova materiale që tregonin se pas krimit dyshohet se fshihej i riu.

Policia kishte gjetur gjurmë, të cilave pasi iu bënë analizat rezultuan se përkojnë me ADN e 22-vjeçarit.

22-vjeçari kishte pasur një lidhje intime me vajzën nga Ukraina dhe dyshohet se e ka qëlluar me thikë dhe i ka shtypur kokën.

Kamerat e sigurisë së ndërtesës ku banonte 22-vjeçari si dhe lista e thirrjeve telefonike nga celulari i vajzës kanë bërë të mundur identifikimin e tij.

Ai ishte munduar edhe të bënte ta paditurin duke i thënë policisë se nuk arrinte të komunikonte me Anastasije Lašmanoven dhe se kishte shkuar dhe banesë, por askush nuk e hapte derën.

Ishin zjarrfikësit ata që thyen derën e apartamentit dhe panë skenën e tmerrshme.

Mediat thonë se policia e Malit të Zi kishte informacione operacionale lidhur me vendndodhjen e tij në Shqipëri dhe në momentin e arrestimit në Tiranë ai ka qenë në shoqërinë e babait të tij Zoran Stanoviç.

Babai i tij është edhe shefi i stacionit të policisë kufitare të aeroportit të Tivarit, ndërsa viktima Anastasia Lašmanovu ishte drejtore ekzekutive e disa kompanive me vlerë miliona euro.

2 komente në “Ky është malazezi që u kap sot në Tiranë: Masakroi të dashurën milionere nga Ukraina dhe gënjeu policinë”

  1. says:

    Akoma se ka rrethuar Kufirin Mali i Zi. Po se bënë ata., do e bëjmë ne.

  2. Pashallaret Shqiptare says:

    Cfare donte ky fisqir sllav ne Shqiperi? ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje