Sërish është shënuar një rast dhune në familje.
Në Memaliaj, një burrë 65 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar fraktura në trup.
“Në pranga u vu Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj”, tha policia.
Mësohet se shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.(TemA)
JU THAFTE DORA GRAVE SHQIPETARE, QE KEQTRAJTOHEN NGA BURRAT E CMENDUR PA SHPIRT . VRITINI, PARA SE TU VRASIN .MOS KENI MESHIRE PER ATA FELLIQESIRA ,QE VRASIN NENAT E FEMIJEVE .