"Donte të më vriste", flet gruaja që u sulmua barbarisht me sqepar: Si të veproj ta fal apo ta lë në burg burrin?

18 Qershor 2018, 12:45Kronika TEMA

Mëngjesin e sotëm një krim i rëndë tronditi Memaliajn ku 65 vjeçari Ferik Myrtaj goditi me sqepar në kokë gruan e tij duke i shkaktuar plagë të shumta.

Gruaja ka folur nga spitali ku tregoi tmerrin e përjetuar.

Ajo thotë se nuk di nëse duhet ta lerë në burg.

“Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Kam frikë se do më vrasë,” tha Antoneta.

Policia njofton:

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka  goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.

Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.(TemA)

5 komente në ““Donte të më vriste”, flet gruaja që u sulmua barbarisht me sqepar: Si të veproj ta fal apo ta lë në burg burrin?”

  1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Hajd ne koke te Janulles tani….

  2. juli amsterdam says:

    Lere Brenda.te kendoi napolonin.

  3. pranvera says:

    Fale po deshe por ta dish se kete here shpetove pa vdekur por jo here tjeter

  4. rrofte Partia says:

    Cfare te ben pershtypje ne kete shkrim nuk eshte reagimi i zonjes ne fjale, i cili mund te justifikohet me faktin e ambjentit nga vjen, shkollimi, niveli i kultures apo edhe tronditja psikologjike, ajo qe vertet te ben te mendohesh ku jetojme eshte reagimi i vajzave. Iku edhe 1 brez tjeter ku dhuna ne familje eshte buke per tu kaperdire.

  5. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    keshtu e peson kur martohesh me nje gjaxor sunit……………..lere ne qeli,madje me sqepar ne bithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje