Nje operacion shit-blerje bankash në Itali gjatë ish-qeverisjes Gentilioni, i cili qëlloi fitimprurës për Intesa Sanpaolo Bank, por jo rastësisht fatal për fatin e punonjësve të Veneto Banka në Shqipëri që sot e shohin veten në rrugë të madhe.
Ndërkohë që edhe klientët e Veneto Banka, gjenden në një pozitë po të njëjtë ndodhen edhe klientët e kësaj banka me mbylljen e 15 degëve të saj në të gjithë Shqipërinë.
Pra me 1 euro Intesa Sanpaolo Bank, me nje vendim te ish-Qeverise Italiane Gentilioni, vendos të flakë në rrugë 70 punonjës të Veneto Banka pa paralajmërim 70 punonjës ndërkohë që sot ata duhet të vazhdonin të ishin në vendin e tyre të punonës, kjo edhe sipas akordit në Itali të firmosur nga ana e dy bankave me miratimin e ish-Qeverisë Italiane Gentilioni për shkrirjen e tyre.
Ndërkohë nga burime brenda stafit të Veneto Banka, 70 punonjësit e saj janë lajmëruar vetëm me anë të një njoftimi me e-mail për pushim e tyre nga puna.
Sipas këtyre punonjësve “Intesa Sanpaolo Bank ka aplikuar ligjin shqiptar të ndryshimit të pronësisë, një ligj qe nuk vlen në raste të tilla sepse banka është blerë në Itali me vlerën 1 euro.
Ndërkohë që po këta punonjës konfirmojnë se në Itali Intesa Sanpaolo Bank apo kushdo bankë tjetër, as që nuk do të guxonte të mendonte të flakte në rrugë punonjësit e një banke të blerë për vlerën 1 euro.” Ne provuam të kontaktojmë me Drejtorin e Përgjithshëm të Veneto Banka z. Pierluigi Caferri por nga ana e bankës na u konfirmua se ai është larguar nga detyra.
Punonjësit e Veneto Banka ngrejnë pretendimet e tyre se kjo është bërë qëllimisht nga ana e Intesa Sanpaolo Bank, për t’i hapur rrugë procesit të heqjes nga puna të 100 punonjësve të saj.
Në këto rrethana punonjësit e Veneto Banka kërkojnë kompensim financiar, ashtu siç e parashikon edhe kontrata e shit-blerjes së këtyre dy bankave në Itali, e diktuar kjo dhe e miratuar nga ana e ish-Qeverisë Italiane Gentilioni.
Për këtë ata i janë drejtuar me një letër zyetare edhe Bankës së Shqipërisë, edhe pse nga ana e saj ende nuk ka një përgjigje.
Bëhet e ditur se Intesa Sanpaolo Bank në muajin janar 2018, ka realizuar intervista të punonjësve të Veneto Banka, por më pas duket se ka ndërruar mendim dhe ka vendosur largimin e tyre pa asnjë paralajmërim.
Kompanite e huaja e dine qe shqiperia ka qene dhe eshte rrumpalle pa shtet , ku cdo qeveri qe vjen do vetem te vjedhi dhe bejne ca i do bytha
Banka e shqiperise eshte komplet inekzistente, qeveria po ashtu, sindikatat nuk ekzistojne, kush do i mbroj keta punonjesit ??
Keto rraprezalje kundra punonjesve ndodhin vetem ne shqiperi
N q se nje ngjarje e tille ndodh me nje shtet tjeter ky biznes do procedohej pasi jo vetem qe do reagonte shoqata apo sindikata por do nderhynte banka qendrore dhe inst shteterore. Po kush do nderyj ketu ne mbrojte te njerezve , keta parlamentar mafioz qe vetem grinden midis tyre per interesa personale dhe nuk krijojne asgje qe te mbroj punomjesit