Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se e ndoqi seancën dëgjimore të gjyqatares Altina Xhoxha në KPK si pjesë e punës së institucionit që drejton. Ajo nuk pranon të ketë konflikt interesi në këtë rast.
“Këtë proces avokati I popullit e monitoron në çdo seancë.
Në një moment të procesit unë do të shkoja. Atë ditë shkova sepse mendova se duhet të dëgjoja një seancë të një personi që në gjykimin tim është një nga gjyqtaret më korrekte.
Nuk ka konflikt interesi sepse nuk vendos unë në lidhje me të, por vendos KPK-ja”– tha Ballanca në RTSH.
Veprimi i Avokates së Popullit u gjykua në disa raste si ndërhyrje në një proces, por znj. Ballanca thotë se do ta përsëriste të njëjtën gjë, pavarësisht perceptimit që mund të krijohet
“Nëse del në Shqipëri dhe të flet pro një gjyqtari, këtu konsiderohesh armik, si në kohën kur quheshe kulak. Unë do ta bëja përsëri, pasi e kam bërë me bindje sepse nuk ndikoj në vendimmarrje”- tha Avokatja e Popullit.
Sa i përket procesit të vettingut, znj. Ballanca tha se procesi nuk po ecën me ritmet që është pritshmëria.
“Mendoj që duhet të marrin më shumë staf, që të bëjnë më shumë punë”– tha Avokatja e Popullit, ndërsa bëri përgjegjëse klasën politike për nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese.
“Në fakt politika ka përgjegjësi sepse anëtarët e parlamentit kanë emra”, – tha Avokatja e Popullit në RTSH.
Protesta në Rrugën e Kombit, Ballanca: Të merren masa disiplinore ndaj OPGJ-ve dhe Prokurores
Në raportin e Avokatit të Popullit sa I përket ndalimit të protestuesve në Rrugën e Kombit janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, se pret që rekomandimi i insituticionit që drejton të merret parashysh, ndërsa tregon edhe për një takim të zhvilluar me Prokuroren e Përgjithshme.
“Fakti që ka dështuar në rastin konkret përgatitja e procesverbaleve siç e parashikon ligji dhe identifikimi i orës së saktë të privimit të lirisë është një problem i cili do të duhet që realisht policia të largojë nga puna, të marrë masa disiplinore për secilin prej atyre personave që ka kryer një gjë të tillë.
Gjithashtu edhe prokurori I çështjes së jetë objekt i masave disiplinore për shkak se në rastin më të mirë ka shkelur ligjin, për të mos thënë më pas që ka pasur shpërdorim detyre.
Kam bërë edhe një takim personal me Prokuroren e Përgjithshme dhe kam gjetur mirëkuptimin e saj në lidhje me problematikat që kam ngritur në raport.
Ajo më ka thënë që do ta verifikojë çështjen e problematikave dhe do të bëj rekomandimet e saj përkatëse deri sa të ngrihet Këshilli I Lartë I Prokurorisë”- u shpreh Ballanca në RTSH. (TemA)
Jo vetem ne vleresim tend por ne vleresimin e te gjithe atyre qe e njohin. Njeri korrekt por paaftesia e kpk u mudua ta shkaterroj. Vleresim maksimal per zonjen Xhoxhaj. Integritetin e saj nuk e ulin dot juristet e kpk
Oo kjo Avokatja e Popullit ,e kane harruar ta.shkarkojne,,,
Kjo ishte per tre muaj me.qera ,,,
Kjo nuk eshte Avokate e Popullit ,,
Kjo eshte.MALUKATJA E POPULLIT,,,
Altina ishte test. Fakti qe ra provoi se veting deshtoi. Duan te heqin te korruptuarit e hoqen nje nga njerezit me te ndershem te sistemit. Po ashtu dhe fatmiri. Fantazite e kpk kane shkuar deri ne cmenduri me vendimet e te dyve.
Avokate e Berishes
Nuk eshte e popullit
Erinda I njeh gjyqtaret se ka punuar . Ashtu eshte Xhoxhaj nga njerezit me korrekt ne system. Vetingu deshtoi me renien e saj.
Pirdh pirdh se lirohesh i thone kesaj pune.
Avokatja te kontrolloje vartesit e saj qe i trajtojne ankesat e popullit si karagjoze e jo si juriste!
Dhe kjo avokate hesht!
Na cavi bythen kjo Ballanca e para kjo me bindje eshte e djathte e dyta po ku ka moj dere zeze gjyqtar te pa koruptuar si ta mer mendja kjo xhoxhaj nuk i ka pasur qef leket e treta a mundet kjo xhoxhaj te mbaje sehir shoket e vet gjygjtare te pasurohen dhe kjo te jete si gjithe populli gje qe nuk ndodh sepse jane shume vite dhe smundja e korupsionit hyn nga dale moj Ballance ne fillim pak dhe perfundon ne pasuri te pa fundme por ketu ka nje problem se aftesia per ti fshehur ka lene ca gjera te vogla te pa justifikuara dhe ketu komisioni vetingut eshte shume korekt se dhe nje dollar i pa justifikuar tregon se ka korupsion arithmetika nuk eshte si e Lulit 7×7=42 ajo eshte shkence exzakte Ballanca ruaj bythen tende dhe shikoji dhe nje here deklaratat e tua mos ke ndonje gabim vetingu dhe per nje gje te vogel duhet ti largoje ky si sebep se te gjithe e dine gjyqtare prokurore vjedhin