"De Telegraaf": Qeveria e Holandës, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Por disa parti po mbledhin vota ta kundërshtojnë

21 Qershor 2018, 17:00Politika TEMA

“Holanda mund të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në BE.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve holandeze “De Telegraaf”, që raporton se ky është edhe mesazhi që shumica e Dhomës së Përfaqësuesve do të përçojë përmes qeverisë në mbledhjen e radhës së ministrave të Jashtëm të BE.

“Kemi një shqetësim serioz për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Stephanus Abraham Blok.

Por sërish Holanda nuk ia ka mbyllur dyert Shqipërisë, raporton “De Telegraaf”, e cila shton se kjo është edhe arsyeja se përse partitë VVD, CDA, CU, PVV, SP dhe 50Plus po mbledhin votat për t’ia ndaluar qeverisë që të pranojë hapjen e negociatave me vendin tonë.

Deputeti i CDA, Van Helvert pranon influencën në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por sipas tij kjo frikë nuk mund të jetë një kriter për hapjen e negociatave.

Helvert, raporton “De Telegraaf”, e pranon progresin në Shqipëri, por ecuria e dobët e Vettingut nuk është bindës për hapjen e negociatave.

“Po ka progres në Shqipëri, si për shembull me reformën në gjyqësor, por nga 800 gjykatës vetëm 10 janë testuar. E me këtë me këtë nuk mund të thuash që vendi është gati për hapjen e negociatave”, ka deklaruar Deputeti i CDA, Van Helvert.

Sipas “De Telegraaf”, vetëm D66 dhe GroenLinks janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Parti të cilat besojnë se dy shtetet ballkanike do të kujdesen më mirë për sundimin e ligjit, qasjen ndaj krimit dhe luftën kundër korrupsionit nëse kanë një perspektivë të qartë të pranimit.

“Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen,” ka deklaruar deputeti Verhoeven i D66, duke shtuar se ky veprim nuk është aspak i nxituar.

4 komente në ““De Telegraaf”: Qeveria e Holandës, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Por disa parti po mbledhin vota ta kundërshtojnë”

  1. ben says:

    Ooooooooo rilindja
    Ooooooo kokrat e mashtrusve
    Po ju paskeni qene me llum se isis qe doni te merni ne shqiperi
    POOOOO ARTIKULLI E KA TE ZEZE MBI TE BARDHE TE SHKRUAJTUR SE “HOLLANDA BLLOKON SHQIPERINE” DHE JU THONI SE QEVERIA E HOLLANDES ESHTE PER HAPJEN E NEGOCIATAVE??????

  2. Nabukodonosor1 says:

    Po te ishte ndonje vend serioz do te isha dakort.Por nje vend kurve si Hollanda…..

  3. Doni i Qetë says:

    O Mero, kontrolloji nganjëherë si u dalin hesapet këtyre gazetarëve që flasin për pro e kundra, se me ç’duket, u është topitur pakëz maja e lapsit… Mos janë cazë si kundra më të shumtët në Holandë, apo çne? Jo, ti mirë e ke xhanëm, se militantët vetëm titullin lexojnë, u mjafton të ngopen me lugë të zbrazur.

  4. alex says:

    Hollanda eshte kunder hyrjes se Shqiperise ne BE. Shumica e partive parlamentare jane kunder sepse droga krimi e korrupsioni jane ata qe pengojne hyrjen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje