Ish - ministri i Brendshëm i Berishës: Urgjentisht, Shqipëria t’i ofrojë BE strehimin e refugjatëve, ja pse jam kundër PD

21 Qershor 2018, 13:11Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Po flitet se Shqipërisë mund t’i kërkohet të pranojë strehimin e disa refugjatëve, si një mbrojtje e BE nga vërshimi i pakontrolluar i tyre. Vijnë lajme se problemi i vërshimit të refugjatëve pa leje, drejt BE, është një problem i madh e shumë shqetësues për BE, sa që po lëkundë dhe vetë strukturën e kësaj mrekullie, BE, bashkimit të 27 shteteve nga më të përparuara të Evropës, e që vetëm para 73 vjetëve, ishin në luftë për jetë a vdekje me njëri tjetrin, apo dhe para 28 vjetëve!!!

Ne shqiptarët kemi vite që po plasim të bëhemi pjesë e BE, por akoma nuk dihet a do të na pranojnë, sepse ne kemi disa kusure, që na bëjnë të shihemi me dyshim nga shumë popuj të BE.

Në këto kushte, është gjëja më normale në botë, më e drejta, bile dhe më e detyrueshmja, që ta tregojmë veten që jemi miq me këta popuj, e nuk duam vetëm t’i biem qylit, duke kërkuar të ulemi në sofrën e tyre, me lugë në brez. Ne duhet t’i ofrojmë BE gatishmërinë për të pritur refugjatët në vendin tonë, në strukturat që u ndërtuan për vëllezërit tanë kosovarë, në 1999, kur Jugosllavia e Millosheviçit i përzuri nga vendi i tyre Kosova, dhe veç lufta e bijve dhe bijave të BE dhe ShBA, bëri të mundur kthimin e tyre në vendin e vet, në Kosovën e lirë.

Si ka mundësi të mos ofrojmë ne ndihmë për BE, duke pranuar refugjatët, për llogari të BE—ç’rëndësi ka sa, 600 000 apo 10 000 — sa më shumë që të mundemi. E këtë duhet ta bëjmë edhe si kthim nderi që na bënë me krijimin e shtetit të lirë të Kosovës, por edhe si vepër që provon se jemi proevropianë, që të binden edhe ata të fundit e BE, që akoma nuk na duan, sepse jo fare pa të drejtë dyshojnë për këtë fakt, qenien tonë evropianë.

E përsëris: ka shumë nevojë vendi ynë, ky brezi i sotëm i shqiptarëve, të sakrifkojë, të tregojmë se nuk jemi as bukëshkale dhe as qylaxhinj: t’i ofrojmë ne BE gatishmërinë tonë për të pritur refugjatët për llogari të BE. Kemi forca e mundësi plot, mjaftojnë që ata prej nesh që deri dje punonin në plantacionet e drogës, të kthehen në punonjës të ruajtjes e kujdesit për refugjatët, që kjo e fundit është punë e ndershme, jo e turpshme.
Uroj që qeveria aktuale ta ketë bërë me kohë një ofertë të tillë: ne shqiptarët jemi të gatshëm të strehojmë refugjatët, për llogari të BE!

Jam i vetëdijshëm se sa po shkruaj, është diametralisht e kundërt me deklaratat publike të disa politikanëve të rangjeve të larta, që këto orë e këto ditë, kanë folur e shkruar kundër.

-Jam kundër një ministri të qeverisë aktuale, që bën be e rrufe se nuk do ndodhë një gjë e tillë, pritja e refugjatëve nga ne për BE, dhe bile se po ndodhi, thotë ministri, “do të jetë gabim i madh”—në vend që të ketë burrërinë të thotë se ne e kemi detyrë patriotike, shqiptare, por edhe morale të ndihmojmë mikun në hall, BE-në.

-Jam kundër një ish-ministër të PD, që si bolshevikët vaktit proteston ndaj BE, se ose paskësh vendosur pa na pyetur ne shqiptarët, ose se qeveria aktuale nuk e paska pyetur atë ishin.

-Jam kundër një ish-ministri të LSI, thotë se “qenka qëndrim prej shtetari”, që të jesh aq kundra BE, saqë as mos ta diskutosh një gjë të tillë, pra ndihmën për BE.

-Jam kundra dhe një ish-presidenti, që refugjatët e mjerë i identifikon veç se me Isis: turp e mjerim i madh kjo deklaratë e tij, për të gjithë ne shqiptarët

-Edhe unë kam qenë një ish-zëvendëskryeministër i PD-së, por them se para PD-së është atdheu, Shqipëria, dhe atdheu ynë bëhet vetëm me BE, sepse tashmë kemi 28 vjet që përpiqemi ta bëjmë vetë, dhe po e shohim rezultatin që lë shumë për të dëshiruar

39 komente në “Ish – ministri i Brendshëm i Berishës: Urgjentisht, Shqipëria t’i ofrojë BE strehimin e refugjatëve, ja pse jam kundër PD”

  1. - says:

    meri ne shtepin tende o i pa pergjegjshem.politikan i sali koleres.

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      araboshqipfoles,hapini dyert per birazeret tuaj arabe…………….

    2. ben says:

      Keta jane felliqsirat e rilindjes
      Keta si kopuku jane jashteqitjet e kombit qe i hodhi si plehra sali berisha dhe qe i ka mare dhe i promovon felliqsira tjeter edi rama.
      Paska detyrim shqiperia para BE qe te mbaje gjithe teroristet e botes?????????
      O felliqesire shqiperia detyrim ka ndaj shqiptareve qe felliqesira si puna jote nese nuk e lejon ligji ti egzekutoje duhet ti deboje ne siri.
      Te shk….. sirianet ca ke ne shtepi qe nga jot eme ne pac gjalle a vdekur te gruaja vajza motra dhe ty ne fund.

    3. antonio says:

      Bashkim Kopliku po e nxjerr veten antishqiptar!
      Shqiperia po te ishte e zonja mbante popullin e saj ketu e jo te merrnin arratine 2 milione shqiptare!
      Si mund te mbahen ketu 600 mije refugjate,kur ne nuk kemni asgje per t’i mbajtur?
      Ne se do paguaje bota,atehere pse nuk i con ne hapesirat e tyre pa fund dhe t’i strehoje neper gazerma?
      600 mije refugjate do bejne qe Shqiperia te zhduket si shtet fare!
      Cojini ne ishujt e Greqise dhe Turqise ku mund te strehohen pa probleme!

  2. Gegë Matrënga says:

    Po ik re Bashë-Kim se je kartë e djegur me kohë. Kush po ta var ty sot, kur nuk ta varën në kohë.

  3. Kokoshi_G says:

    Bashkim mund ti marresh ne shtepine tende biles dhe ne krevatin tend rroçkezinjte afrikane. Jam me se i bindur qe gruaja jote do pranoje krahe hapur dhe kembe hapur. Mos kerko te na i futesh ne shpine tone te perbashket qe quhet Shqiperi. Nuk ishte Merkel qe i ftoi? Nuk na thane qe keta jane nje bonus i madh ekonomik? Nuk do sillnin rritje te GDP dhe miliarda euro ne shtetet qe do i prisnin? Perse po i bie Evropa kesaj te mire me shqelm dhe po na e fal ne kete bilete llotarie? Bashkim e kam ditur qe je k… por sot e the publikisht vete me gojen tende. Te q…. zezaket dhe sirianet pragun e shpise dhe listen e dasmes o njeri pa nder.

    1. Keyser.Soeze says:

      Wow. Qenke shkolluar ne Oxford patjeter. Me kete fjalor…

  4. vini says:

    Se ca lidhje kan kosovaret me kta bythzinjt qe mund te vijn vetem ky e di

  5. Askush tek në nuk mund të japë mend dhe të marr vendime pa popullin
    Struktura e dëmtuar rëndë e popullit tonë me largimet masive dhe uljen drastike të lindjeve mund të goditet në mënyrën më të pariparueshme
    Pas 2 dekadash emigrantët do jenë 35 % e banorëve të shqipërisë në se ruhen raportet e sotme të largimit nga atdheu i shqiptarve
    Me lejimin e lirë të lëvizjes në be mosha jonë si komb do vejë 50 vjet e me lart
    O bashkim që nuk ke llogjikën e një kryeplaku jo me të kr ministrit
    O trutharë për 50 vjet ketu do flitet arabisht
    O trap po historia luftrat të rënët kultura sakrificat ku vënë
    O mos e tij i evropës të strehohen shqiptarët në 28 vende dh la ta beje aushtvic moderne shqipërinë e tu president të refugjatëve
    Trap lumi

  6. nord.al says:

    Je nderi i demokracise, zoti Kopliku. Mendimi yt ka shume vlere por pseudodemokratet shohin vetem interesat e pushtetit. Jane hipokrite ne cdo fjale qe flasin.

  7. Hm says:

    Ropt ku ti kesh. As edhe nje emigrant te mos vije ne shqiperi se do plase lufta.

  8. Loran shehu says:

    Ik mor sharlatan burr

  9. Pilo says:

    Ik mor mut se njeriu nuk mud te te quash ty bythqir.

  10. Lazri says:

    Ik mor kontigjent i UDB Jugosllave.

  11. Vlora says:

    Ky qenka fare trushkulur. Ik ore servil i keq! Shqiperia boll eshte bere nevojtore e BE-se dhe e Amerikes, boll eshte gjysme e vdekur. Ti dashke ta vdesesh krejtesisht! Ne BE nuk hyhet duke shkaterruar vendin tend e duke ia pasur me hile vendit tend, por duke plotesuar standarte dinjitoze, ekonomike etj. sic i ka BE-ja.

  12. Marini says:

    Dje, ky palo minister te shikonte nga mali i Dajtit e te ngopte me fjale, duke pare e sterpare rehatin e vete. Tani po behet analist e qe shan rreze me rreze PD dhe Berishen, tw cilet e besuan poste terendesishme. Mos harro ct kemi thene: Po kur te biesh nga kali zotrote, do te shohim lakuriq, tani me hunden perpjete te jep mend.

  13. Alban says:

    Cfarë është ky debillike! Shih cfarë njerzish kemi patur ne krye. Po pse nuk I bene Greqia këto qendra me qe ka marr 380 billion euro nga BE? Pse nuk është mirenjohese Greqia dhe ti mbaj këta emigrant?

    Mos harrojme qe këta emigrant ne Shqiperi do vijne nga një vend I BE si Greqia. Pra vendi I BEse ska mundësi ti mbaj por Shqiperia paska. Plank ketu është I qarte qe ti ngecen këta emigrant Shqiperise e pastaj ta lene ne izolim sic bene ne kohe të Envrit.

  14. pune.tori says:

    KOPILIN TE DERA
    – Shqiperia nuk hyn ne Europe jo pse nuk pret refugjatet , por sepse ka shume korrupsion. Ishit ju te PD qe ne 1991 shpaloset tezen famekeqe e qe e degjoje kudo e kurdohere qe flisje me secilin nga ju, se “korrupsioni do te sjelle begati dhe perparim te vrullshem”!
    – Sa per mikpritjen, asnje shqiptar nga veriu a jugu, nga lindja e perendimi i vendit tone nuk e kursen buken per kedo qe i troket ne dere.
    – Ne rastin e refugjateve qe vijne nga Afrika, Europa ka kusure qe nuk falen: eshte Europa qe perkrahu luften ne Siri dhe vende si Franca e Italia qe bombarduan Libine.
    – Refugjate nga Afrika pa pasur edhe me pare, por keta ndaleshin ne Siri, ne Libi dhe punesoheshin aty dhe nuk vinin me shumice ne Europe. Tashti qe Europa ka gisht ne rrenimin e disa shteteve ne Azi te vogel dhe ne Afrike, duhet te mbaje pergjegjesi dhe t’i dale zot.
    Sa per anetaresimin e Shqiperise ne Europe, duhet ta dish zotrote se gjeografikishte, ne jemi pjese e Europes, dhe nuk mund te bejme pjese ne ndonje organizem tjeter edhe sikur te donim. E them kete ngaqe ish-udheqesi yt i dashur na futi ne Konferencen Islamike….

  15. Kasandra says:

    Mbështesim plotësisht Ministrin Pandeli Majko!
    Ngritja e kampeve për 600 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri në këmbim të hapjes së negiciatave të integrimit europian të Shqipërisë, siç përflitet në shtyp, do të ishte përsëritje e Konferencës së Londrës të 1913-ës për shpërbërjen përfundimtare të kombit shqiptar me aprovimin tonë. Strategjia e krijimit të shteteve shumëkombëshe dështoi në Ballkan, po kështu edhe propaganda kundër nacionalizmit nuk ngjiti se i përket nacional-shovinistëve që forcohen në kurriz të tjerëve. Tani na përgatitet një pazarllëk zhgënjyes dhe vrastar i shpresës tek BE dhe tek drejtësia i tij. Çdo gjë i shkon ndërmend BE-së përveç korrigjimit të padrejtësisë njëshekullore të coptimit të trojeve shqiptare në gjashtë shtete. Thoshin që bashkimin e pengonte socializmi. Po tani? Merren me numërimin e bunkerëve të mbetur nga rrafshimi i shtetit të popullit!
    BE e ka devijuar hap pas hapi kërkesën e shqiptarëve për korrigjimin e historisë dhe ribashkimin kombëtar të shqiptarëve me alternativat e saj dhe me kushtet që vë për realizimin e tyre. Duke menduar se vështirësitë e thyejnë nevojtarin ajo ka bërë dhe bën oferta dhe frymëzon tema diskutimi që kanë krijuar pakënaqësi dhe debate pa bukë tek ne. Shqiptarët sot nuk janë më shumë nevojtarë se ç’ishin në 1913, as më të paditur, as më pak të zot për të kapërcyer vështirësitë e kohës. Në kohë paqe e ka fjalën diplomacia, intelegjenca dhe shoqëria civile. Nuk mjaftoi valvitja e “një flamuri autokton shqiptar” në stadiumin e Beogradit që BE të kuptojë se zhvillimi i ngjarjeve ndjek kursin e vet si vullkani që kur i vjen koha shpërthen në sipërfaqe. Bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare është shpëtimi ynë nga çdo pikëpamje. Ky është busulla e veprimeve logjike gjithëshqiptare dhe kushti i çdo pazari që do t’i bëj BE-në dhe partnerët e tjerë të na trajtojnë me dinjitet.
    Në fakt integrimi në BE të fut në një mengene që e pengon bashkimin e kombit. Shembull është Katalonja. Shqiptarë, mos harroni se Shqipëria nuk mori pjesë në konferencën e Helsinkit më 1975 për të mos firmosur dokumentin e tij për “ruajtjen dhe mbrojtjen e kufijëve”mbasi ashtu i mbyllej perspektiva bashkimit të trojeve shqiptare. Ne jemi në Europë edhe pa ia lidhur këmbët e duart vetes me veprime vetëshkatërruese. Kasandra.

  16. kot fare says:

    Perfundimisht, me duhet t’i jap te drejte Doktorit ( dhe nuk ka shume gjera qe i jap te drejte) qe te largoi nga PD.
    Po tentoja te rendisja arsyet kunder, por nuk kam kohe dhe i fshiva ato qe shkruajta.
    Thjesht: Ti paske rrjedhur or palle.

  17. Ferit says:

    Ky nuk eshte burre.Ky eshte bythqir.Mjere Shqiperia ke ka patur minister.O u qifsh ne byth o Bashkim Kopliku.

  18. Alban Dardani says:

    -‘–‘ A valle ka tru ky far minisri a cfar ka qene.
    Ky ose eshte jo i plote menderisht, ose eshte e flet si nje anti shqiptar i paguar ose nga budallalleku
    __ Duhet te mendosh me gjere e me thelle more i mjere , jo per sot po per me tutje.
    …. Tani qe soi e sorollopi i politikaneve delirante e servile realizuat boshatisjen e vendit , vrate shpresat , vodhet e shkaterruat cdo gje kerkoni ta populloni me njetez interkontinentale .Kush mendon e vepron si thua ti eshte anti shqiptari me i madh i koheve moderne TURP PRR KULTUREN QE PRETENDON.

  19. Martin says:

    Kontigjent i KGB SHERBIT SEKRET GREK DHE UDB_SE
    E TURPSHME QE KY HAjdut ka drejtu dy institucionet me te rendesishme ne vitet 92 95.
    Eshte totalisht nje deshtak . Nje kriminel qe nuk kursen ad komvin e vet per nje karrrige te mundeshme.
    Pali burre

  20. Refugjate says:

    Harruan shqiptaret se bota ka pritur qindra mijera shqiptare dhe vazhdon te prese Nuk e kuptoj kete llogjike

  21. Erik says:

    Kush e paguan kete plehren te flasi keshtu ? po e di ky sa jane 600.000 ?? jane sa 1 e treta e popullsise !! dmth nje ne 3 persona ne Shqiperi do i kesh te huaj !! e cfaj apo cborxh u kemi ne ?? skemi pushtuar kurre asnje shtet, kemi ekonomine me te dobet ne evrope, kemi gjeografikisht vendin nga me te vegjlit…e ne duhet te presim ata qe nisen per Gjermani apo France e ti mbajme me pahir ketu duke krijuar kampe te mirefillta perqendrimi ??!!
    Te ne nje shifer e tille perben 30% te popullsise , ne Gjermani do perbente me pak se 0,8% ! Cmenduri si e cojne neper mend nje gje te tille e jo me si mendojne ti thone po nje plani te tille diabolik qe po na kurdis evropa thjesht per te hequr problemet e veta nga kemba ..pse ?

    Evropa e bankave e finances, e radikalshikve burokrate, nuk do te rriten partite populiste e sovraniste dhe me pafytyresi e pa pike llogjike e jo me humaniteteti, me nje meskinitet te papare do t’ua ngeci ne dere hallexhinjve, lumedhenjeve te pafat, shqiptareve ! Politikanet tane, servila, dritshkurter, lepires e antipatriota, shpresojne se ndoshta na japin nje ok te qelbur per hapjen e negociatave si lemoshe !!
    Si mund te arrijne ne kete pike keta politikanet tane, me cfare te drejte !! Duhen denuar per tradheti kombetare nese arrijne te aprovojne kete projekt me permasa dramatike !! Nuk eshte mungese humanizmi apo solidariteti, por ne jemi te fundit qe do na takonte e qe do mund te mbeshtesnim flukse te tilla refugjatesh, nuk pleksen ata politike me ata ekonomike pervecse ata qe kane ide nga me te erretat te lidhur me grupime si Isis apo al nusra e te felliqsira te ngjashme.
    Nuk eshte budalla Orbani me shoke qe e ndaloi me ligj emigracionin duke e quajtur te jashtligjshem e duke denuar me burg ata qe kaperxejne ilegalisht kufirin. kemi pafund probleme nga me jetiket ne Shqiperi. Mungon uji, dritat, pune ska, mjekimi eshte vetem per te pasurit, njerezit po hane njeri-tjetrin per buken e gojes, e keta pisa qe na perfaqesojne ca duan te na bejne ? Te na rregullojne njehere e pergjithmone me 600.000 refugjate !!

    Ketu ose duhet dale ne rruge si per armet kimike, ose ti themi lamtumire njehere e mire Shqiperise !!

  22. Remi says:

    Idiot ne mbajtem ne99 vellezerit tane por keta te rinj nuk ka perendi te marri vesh kush jane nga vine.per10 vjet do kemi prerje kokash e duarsh ne Shqiperi.

  23. Kokoshi_G says:

    Bashkim po ta them me nje aforizem qe te kuptosh pse nuk duhen llumi i botes se trete te ngulet ne Shqiperi duke e kthyer ne gjiriz ku mblidhet cdo fekale pervec fekaleve tona qe kemi duke nisur me ty te parin. Aforizma ime per ty eshte kjo:- O Bashkim ore Bashkim, pushka te vret por zezaku dhe siriani te Q.I.N!

  24. IP says:

    Shqiptaret harrojne qe Europa e Amerika paguan rrogat e punonjesve te shtetit ne Shqiperi qe kur rra komunizmi, harrojne sa shpenzuan ata per luften e Kosoves dhe rrefugjatet nga Kosova, harrojne qe me shume se 2 milion shqiptare emigrante u pranuan dhe vazhdojne te pranohen nga Europa e Amerika qe ne fillim te viteve 90, harrojne borxhet qe ka marre Shqiperia per te mbijetuar 30 vjetet e fundit, harrojne demet qe shqiptaret kane shkatuar ne Europe me krimet e tyre. Shumica e emigranteve shqiptare dhe femijet e tyre kane punuar shume rende per te mbajtur familjet e tyre, ju kane derguar para te afermve ne Shqiperi, kane sakrifikuar deri ne vetmohim per te edukuar e arsimuar femijet e tyre, por mundesin dhe pranimin jua beri Europa e Amerika. Tani eshte rradha jone te bejme dicka. Se pari per ata te mjere qe me foshnja ne krahe kane marre arratine te shpetojne jeten e tyre dhe per te treguar se jemi mirenjohes per sa te tjeret bene per ne dhe se jemi te denje per tu pranuar ne familjen europiane. Ndoshta do te jete nje numur simbolik , sigurisht jo 600 000 dhe Europa do paguaj per ta. Gjithe kjo urrejtje jo njerzore, ky racizem I frikshem, ky fjalor I ndyre, O zot ku jemi katandisur ne shqiptaret. Ndaj te njejtin opinion me zotin Bashkim. Eshte qendrim I qyteteruar dhe njerzor. O njerez shikoni pak me tej se hunda juaj. Popujt e botes historikisht gjithmone kane levizuar, migruar dhe kjo ka sjelle vetem zhvillim

  25. Vlora says:

    Ti IP qe na hiqesh kaq i bute e i qyteteruar e antiracist je nje skuth, nje burokrat i qeverise se radhes, ndoshta nuk je fare shqiptar e nuk te dhimbset fare ky vend e ky popull. Prandaj ben mire te heshtesh.

  26. Lazri says:

    Po cflet mor tutkun.Kundrejt ne shqiptareve evropa ka mbajtur ne gjithe historine e saj qendrim armiqesor per te na shkombetarizuar.Nuk po rri ketu te shpjegoj gjate se eshte vetem humbje kohe te merresh me ty se duket qe te mungon dija komplet.Po te them vetem kete sa per info:Ata qe ti quan nevojtare dhe hallexhinj jane terroristat e Isis megjithe familjet e tyre qe perendimi i nderseu kunder popullit dhe shtetit te tyre,po qe Asadi jua shkerdheu robt dhe tani po perpiqen tu gjejne nje vendstrehim atyre bishave.Evropa vete nuk i do se e di ca malli jane.

  27. alphade says:

    Po ky ish-i cdo ketu ?! Ky ka qene nje pallosh mendjemadh qe se ka
    patur nje te dyte. Pasi e qeruan ,tash na del e na shet pordhe. Per
    dijenine e lexuesit ky myteber dikur mbante mbi tavoline me mbu-
    rrje telegramin e ngushullimit qe Enveri i kishte derguar familjes per
    vdekjen e babait te tij. Dhe kur erdhi “Demokracia e dhime e Saliut
    dhe ketij delenxhiu e kam degjuar ne Durres si kryetar e PD qe nuk
    linte pa sajuar rrenat,provokimet,sajimet e shpifjet se gjoja po i vidhnin
    votat socialistet e asaj kohe. Shante e mallkonte Enverin ne sy te dele-
    gacioneve te huaja, ndersa Minush Jero qe kishte vuajtur realisht burgun
    mbante nje qendrim shume me teper objekti se sa ky qe ishte per shume
    kohe si dhenderri i X-it,para se ky te binte ne fatkeqesi ishte njeriu me i
    perkedhelur i atij rregjimi …. C’te thuash ?! Te perkedhelurit e atij rregjimi
    nuk linin gje pa sajuar e shpifur kunder rregjimit sa qe ata qe ishin vertete
    te perndjekur habiteshin mbeteshin te shtangur nga benjaminet e regjimit.
    Ata qe vertete duhet te ankoheshin ,nuk i linin radhe te perkedhelurit.

  28. Idjotesia nuk po njeh kufij says:

    Zoti Kopliku , je nje koqe kandari , dhe
    asgje me shume .Turp per shqiptaret , qe
    te kane pasur zv.k/minister per disa vite !

  29. Edi says:

    NE VITET 1870 TURKU SOLLI NE SHQIPERI KU ISHIN 100% MYSLYMANE 800 familje cobanesh ( KAURESH ) E SHIKO SOT Jne bere gati 500 000 kaure ne shqiperi ..Shtohet shpejt fara e keqe e cobenjve e e sirianeve

  30. Keyser.Soeze says:

    Kur bejne edhe disa si raciste, ky eshte kulmi.
    Shumica jeni rritur pa banjo ne shpi e na beni sikur jeni rritur ne Paris.
    Deri dje viktima te diskriminimit neper mbare Europen, sot iu erdhi dita t’iu duket vehtja superiore ndaj dikujt?

    Mjerane!

  31. Marku says:

    Komb fisniki shqipetare eshte dhe duhet te jete krenare per historine e vete , dhe si i tille ai si ka asnje borxh europes shtrige e cila e coptoi per hir te fiseve kriminele sllave qe u vendosen ne tokat shqipetare . Pamvaresia e kosoves erdhi si pasoje e luftes se UCK se , si dhe largpamesise dhe mbeshtetjen jetike te SHBA se dhe Mbreterise se bashkuar .
    Ndersa te gjithe te tjeret si francezet ,hollandezet dhe kopuket e tjere antishqipetare u detyruan te jene aty aty sa per garniture. Arritja e vetme e “trimave” franceze ishte ndarja e veriut te kosoves , e cila jo pa koincidence eshte edhe sot nje molle sherri me serbine fashiste. Ishte pikerisht diaspora shqipetare ne SHBA ajo e cila e perbere nga
    “Bujqit ” dhe “fshataret malesore ” te “varfer” nga te gjitha trojet shqipetare formoji lobin shqipetare ne SHBA I cili influencoi SHBA te ne favor te bombardimeve kunder Beogradit fashist. Prandaj zoteri te lutem mos e bej kombin shqipetare borxhli ndaj atyre qe e copetuan ne menyre te padrejte ne favor te krimineleve sllavo fashiste .Por si gjithmone jane politikanet dhe ish politikanet frikacake dhe antishqipetare te Tiranes ato te cilet kane qene dhe jane semundja kronike e ketije kombi . Jane po keta kopuke antishqipetare the albanofobe qe i vene veton shqiperise dhe I hapin rrugen serbise fashiste e cila ishte inicjatorja e gjenocidit dhe spastrimit etnik me te madh ne Europe mbas luftes se dyte boterore. Dhe pikerisht na qenka po e njejta serbi e cila ne syrin ” largpames ” te francezeve dhe hollandezeve I ka ” plotesuar kushtet” si nje kandidate e denje per ne BE, ne te njejten kohe kur shqiperise I vihen kushte per mbi kushte . Europa e bashkuar zoteri seshte asgje tjeter vecse nje union monetar dhe doganor , prandaj eshte shume e gabuar kjo teza se gjoja ne I paskemi borxh sovranitetin e kombit tone disa paljacove liberale dhe te pavlefshem europiane.

  32. Zogu says:

    Kjo eshte cmenduri cfrae thote ky. Po te jete e vertete dhe ti zbarkojne keta spiqiket e luftarave, atehere edhe ne Shqiperi plas, e sigurte 100%. Ne se eshte evertete ky plan, duan ta kthejne Shqiperine ne Liban dhe te destabilizojne te gjithe Rajonin.

  33. Kasandra says:

    Përshëndetje Jona!
    Gëzohem që kemi një mendim. Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje