Gramoz Ruçi tallet me Berishën: Doktor, profesoresha nga Tepelena s’ta ka mësuar mirë anglishten

21 Qershor 2018, 11:49Politika TEMA

Lulzim Basha dhe PD kanë bllokuar sërish foltoren e Kuvendit këtë të enjte.

Ai ka marrë fjalën dhe nuk shkulet nga foltorja, duke kërkuar të flasë pa limit.

Gjë që natyrisht nuk është lejuar nga kryeparlamentari Ruçi.

Ky i fundit, gjatë tollovisë së shkaktuar në Kuvend, ka replikuar nga vendi dhe me Sali Berishën.

Kjo, pasi Berisha ka thënë diçka në anglisht, që në fakt nuk merrej vesh mirë.

“Doktor, unë nuk di anglisht, po mesa duket profesoresha nga Tepelena nuk ua ka mësuar si duhet”, iu drejtuar Sali Berishës, kryeparlamentari Ruçi.

Me profesoreshë, ai i drejtohej Albana Vokshit.(TemA)

1 komente në “Gramoz Ruçi tallet me Berishën: Doktor, profesoresha nga Tepelena s’ta ka mësuar mirë anglishten”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @PD
    .
    Sali Berisha Vdiq
    dhe t’ju ketë lënë uratat!
    Mbaroi një barrë shkollë
    po i munguan të shtatat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje