Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë optimist për një ‘po’ nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave.
Gjatë një dëgjese me banorët e Sarandës, kryeqeveritari tha se ka besim që “drita jeshile” për Shqipërinë do të ndizet.
“Nxisin e gënjejnë deputetët europianë për të mos hapur negociatat (opozita).
Do ta shohim, 28 qershori do vijë. Unë kam shumë besim që drita jeshile do ndizet.
Kanë ngritur tymnajë të re tani, s’ka proces pa kushte. Mali i Zi po negocion, ky është një proces.
Mali i Zi ka 94 kushte. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara.
Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë”, tha Rama.(TemA)
S’kemi courage të fshijmë sumën me statusin
SHQIPERINE E KENI BERE HALE ,SA NJERA PARTI DHE TJETRA , SHPRESOJME, QE EUROPA TA FUSI NE BINAR, KETE SHTET TE KORRUPTUAR DHE TE SHPARTALLUAR ,NGA ZULLUMQARET DHE ANTISHQIPETARET .
??????
Hallall plako! Kush e fiton boterorin?