Politikani grek: Shqipëria na vodhi 300 miliardë dollarë naftë. Soros dhe Merkel po mbështesin Ramën

22 Qershor 2018, 09:07Politika TEMA

Gazetari dhe ish-politikani grek Kiriakos Belopoulos ka zbardhur dje marëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Në emisionin e tij ‘Kontra kai Riksi’ ai hsprehet se janë zonat ekonomike sipër Korfuzit, që po gllabërohen nga Shqipëria.

Sipas tij, nga marrëveshja, pritet ti kalojnë Shqipërisë, e cila do të përfitojë 300 miliardë dollarë nga nafta.

Belopoulos shprehet se Shqipqria po grabit tokat dhe naftën e greke pasi ka urdhëruar Gjermania dhe Xhorxh Soros.

Ai shton se qeveria shqiptare ka lidhur kontratë me kompaninë ‘Shell’ ku pas saj fshihet Xhorxh Soros.

Belopoulos paralajmëron se edhe çamët do të dëmshpërblehen për tokat e tyre.

Emisioni i përkthyer nga Konica.al:

Nuk e shikoni se po shkojmë në greminë? Po mbaron atdheu ynë. Jo vetëm ekonomia, sepse me punë mund ta rimëkëmbim, por nëse shpërbëhet Greqia, nëse humbasim territore kombëtare, vetëm me luftë dhe me gjak mund ti marrësh mbrapsht.

Po bëhen krime me Shqipërinë dhe Shkupin. Krime po bën Kotzias, që është gënjeshtari më i madh që ka patur vendi.

Ai tha që do të shkojë me pushime pasi të zgjidhë marrëveshjen me Shqipërinë. Ndërkohë që shikoni fotografinë. E njihni kush është ai?

Është Xhorxh Soros, njëriu që lëviz erërat në Evropë dhe në Amerikë, kundër Trump dhe kundër Putinit është shumë i afërt me Ramën.

Sot, Shqipëria drejtohet nga Xhorxh Soros, i cili mbështet Ramën, pasi kontrollon trafikun e drogës.

Marrëveshja Greqi-Shqipëri, është caktuar data për tu mbyllur në Qershor.

Prandaj Kotzias tha se para se të shkonte me pushime do të mbyllte çështjen me Shqipërinë.

Amerika, por sidomos Gjermania po i bëjnë presion Greqisë, që pas Shkupit, të mbyllë marrëveshjen me Shqipërinë.

Shqipëria, është ‘molla e sherrit’ mes Gjermanisë, Italisë dhe Greqisë. Mbahuni djema se po flasim për luftë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takoi para pak ditësh presidentin Ilir Meta dhe i tha se duhet të mbyllet marrëveshja me Greqinë për caktimin e zonave ekonomike.

Kujtojmë marrëveshjen që u bë mes Berishës dhe Bakojanit. Unë u thashe atëherë që mos i besoni asnjëherë Shkupit dhe sidomos shqiptarëve. Sapo ndryshoi qeveria dhe erdhi Rama, ai hodhi poshtë marrëveshjen e Berishës me qeverinë greke të mëparshme, pasi i dhamë miratimin për BE-në.

Pra, na morën lekët, na tallen dhe anuluan marrëveshjen. Gjasmë shkuan në Gjykatën Kushtetuese dhe e hodhën poshtë marrëveshjen.

Shqiptarët po tallen me ne. Shikoni hartën e parë. Këto janë zonat në detin Jon, nëse Greqia do të këmbëngulte se janë të sajat. Ngaqë ne kemi Korfuzin, zona e Greqisë, është më e madhe dhe arrin deri në Vorio-Epir.

Por, këtu po bëhet krimi më i madh. Ministria e Jashtme greke i hap të gjitha çështjet dhe thotë që të flasim me shqiptarët dhe të ricaktojmë zonat ekonomike, sepse kështu i thotë Gjermania.

Këtu qeveria shqiptare provokon sërish dhe i jep kompanisë ‘Shell’ të drejtën e kërkimit të naftës në det, ku pas kësaj kompanie të madhe është Xhorxh Soros.

Shell ka gjetur burime të pafundme naftë në Vorio-Epir, jashtë Kosturit, në Berat.

Në vitin 2015, qeveria shqiptare ndaloi avionin grek që të bëjë një kthesë në tokat shqiptare për të bërë një hartë. Pra të gjitha lëvizjet e tyre janë provokuese dhe kundër nesh.

Kurse ne i përgjigjemi përmes Kotziasit që do ti zgjidhim të gjitha. Për pak kohë do të shikoni që çamët do të kërkojnë dëmshpërblime nga Greqia dhe ne do të pranojmë. Këtu do të jemi.

I pranuam që na i morën të gjitha, tani duhet edhe ti shpërblejmë.

Edhe projekti TAP ka lidhje me Sorosin. E çuan që të përfudonte në Durrës dhe jo në Thespotia.

Kur nisi, projekti ishte që të mbërrinte në Thespoti dhe të përfundonte në Itali, por Gjermania kërkoi që TAP të kalojë në mes të Shqipërisë, që ta rrisin atë si shtet.

Shqipëria thonë, duke u bazuar në planin e zonave ekonomike, pjesa 1 dhe 2 (shiko në foto lart) i takojnë shqiptarëve.

Në ato zona, në veri të Korfuzit dhe ishujve të tjerë që Tsipra bënte pushimet e tij para pak kohësh, janë 5 miliardë fuçi nafte. Nëse i shumëzojmë me 60 dollarë një, i bie që janë 300 miliardë dollarë.

Nëse Kotzia pranon presionet e Tiranës ku thotë se ishujt në Diapondia (tre ishuj sipas Korfuzit) nuk janë në zonët ekonomike, të njëjtën gje do të bëjë edhe Turqia.

Me çamët do të bëjnë njëlloj si me Maqedoninë. Do i japing dëmshpërblime, por do thonë që nuk kanë të drejtë të kërkojnë pasuritë e tyre.

Mburren se morën Aleksandrin e Madh dhe Filipin. Kujt ia morët. Pjesa tjetëe e Shkupit janë shqiptarë dhe jevgj (romët). Me kë talleni. Ata janë shqiparo-jevgj.

Tradhëtinë shumë e donin, por tradhëtarin asnjë!(Konica.al)

25 komente në “Politikani grek: Shqipëria na vodhi 300 miliardë dollarë naftë. Soros dhe Merkel po mbështesin Ramën”

  1. buj says:

    sa do doja te ishte njefersoj keshtu sic thote ky sorrogato

    1. kulla bjeshkeve says:

      Le te supozojme se eshte e vertet…Nga 300 miliard dollar sa do marresh ti dhe une? K,rin.

    2. toni says:

      Ju qifte kina nonen ju arrixhive neogrek kur pretendoni se shqiptaret po ju vjellin naften e “vorio-mutit”! Camet i masakruat dhe u moret tokat eshte minimumi ti demshperbleni dhe kerkoni falje.

      1. Xhixhi says:

        Kerkoni falje thuaj : dhe heres tjeter mendjen ne mesim.

  2. Janullatos arxidoglyftis says:

    Ikë more malaqizmeno

  3. Lee lee says:

    Zbuluat emisionin me 0.3%..

  4. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Pordhe me rigon te gazetes TEMA . Hidhen ne sulm per te mbrojtur maskarallikun e Rames me marreveshjen. Plehra.

  5. Dash says:

    Magari,keshtu te dhjeva mu ne europe…po sjane kaq te thjeshta gjerat….

    1. pompisti says:

      Edhe une ju kam bere naften te gjithe sollogateve dhe injoranteve te pd- se qe shajne zotin E. Rama

  6. says:

    Gjermanis i kerkonte Greku para 2 vitesh 234 miliard euro. (dëme lufte)

  7. naimi says:

    vetem ky, doktori jone dhe zoti e dine ca ka nentoke, bile fiks sa ka e cfare ka…

  8. Shqiptari nga Kosova says:

    Fjala jote ne vesh te zotit..!

  9. Pellazgos says:

    Lereni propaganden kunder Greqise se nuk e harrojme Viktor Emanuelin,Ducen,Ligjin e luftes,shkaterrimet e Romes kunder Pirros dhe Epirit qe ju nuk doni as emrin ta degjoni.
    Barleti ka shkruar qe ky vend quhet Epir dhe Georgios Kastriotas Epiroras lurse ju Abanian!
    Si ta shpjegojme kete alergji qe kini kunder Skenderbeut dhe nga ana tjeter ju Sulejmanet api Hamzate qe fatkeqesisht jini shumice e quani “Iroas” Heroin tuaj?
    A ka hipokrizi ne re madhe se kjo?
    Prandaj edhe nje filosof gjerm ane ka thrn qe Albania eshte nje shprehje gjeograsfike,eshte si te thuash nje zone me male,burime,liqene,lumenj por me popullsi Epirote Greke,Kulture Greke,Arkeollogji Greke se Romaket kopjuan cdo gje nga Ne Epirotet.

  10. shqip says:

    Zoti Qirje greqir . Po si t’ja beme , ti themi Baratit , Beraqis ? Me ven ne Mendje nje shprehje ; gjeja ime eshte e Imja , gjeja jote eshte e jotja dhe e imja . Te jete Kaq idiot dhe deputet njekohesishte ? Gjithsesi Merkeli i pa se c’mall jane , prandaj dhe nuk i a var shume . Llogjika e ketij ekzemplari te thote ; Qe Korfuzi ishull , i takon me shume hapesire se toka kontinentale . Mire qe Bota nuk ka shume enuke te tille , se do ishte katrore , jo è rrumbullaket .

  11. ben says:

    Po ky palloshi harroi se ka vjedhur te gjithe tokat e Momrese?
    Ku e gjeti atdheun ky jevgjiti i Anadollit?

  12. Al says:

    Keni kerkyren doje te thoje more pisoglendi, jo korfuzin…

  13. Ben says:

    Mashtrimi i Temes per tr mbuluar mutin me shurre. Kujtojne se populli shqiptar eshte budalla. Hapesira ujore prane ksamilit do ti kaloje grekerve. Per ate behet e gjithe lufta.

    1. Eno Mere Gelbaza says:

      sa qef o sa qef xaxaxaxaxa

  14. xx says:

    Velopulon ne Greqi nuk e ndigjojne as ekstremistet e djathte .Ε kaluan TAP-n thote,nga Shqiperia qe te zhvillohet edhe ajo.Mereni me mend cfare gjykimi,sikur TAP-i te qe i tija dhe ai vendos se nga do kaloje.

  15. 17nentori says:

    Ju merreni me Velopoulon moj Tema…. ate mezi e degjojne vete greket jo juve…ay eshte rrote k*ri

  16. Dash says:

    Ky “pellazgos” flet me vete gjithmone i gjori…degjoheni pak se ka humor….ore budalla po kush te ka thene qe urrejme Pirron ,Epirin bile bile Skenderbeun, …ata jane tanet or debil ,ke dale komplet nga realiteti o idiot, ..kujton se nuk e dime historine tone? Historine e di mire edhe bota qe nuk do telashe…per te ardhur keq tjetri..

  17. Viro says:

    Greku, fajin se ka shqiptari po vet greku. Keni rrojtur me teritore dhe historine e te tjerve. Pas renies se Murit te Berlinit, gjerat po sistemohen sipas te drejtes nderkombetare. Ju s’po kuptoni, si Milloshevici, dhe do vuani derisa te mesoheni me pronen dhe djersen tuaj.

  18. alen says:

    Ky eshte nje gazetar pjestar i nje minipartie te djathte te quajtur laos me kryetar grekun Kara-xhaferi pak a shume si parti e vogel etnike shprehur ne shume raste si anti shqiptare por pa agresivitetin e Agimit te Arte, shkurt ne Greqi nuk u a fishkellen njeri. Mos harxhoni bojen per kete palo gazetar se nuk ja vlen

  19. Koli says:

    Shashke per publikun shqiptar per te fshehur vjedhjen e naftes qe ju be shqiptareve nga pederasti Bushst

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje