Programi i qeverisë i njohur si “100 fshatrat” ka nisur zbatimin duke u foksuar në disa objektiva. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është hapur procedura që lidhet me studim projektim për “Përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve pritëse, vendosja e sinjalistikës turistike në destinacionet e agroturizmit në 100 fshatrat, në plazhet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe sigurinë fizike, si dhe tabelat me rregullat e arta”.
Duke qenë se fokusi në këtë rast është për pjesën e turizmit autoritet kontraktor është Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me një fond limit 4.1 milionë lekë.
Por cilat janë në fakt objektivat që do të ketë ky studim nëë lidhje me programin 100 fshatrat.
Së pari përmirësimi dhe rritja e kapaciteteve pritëse, vendosja e sinjalistikës turistike në destinacionet e agroturizmit përfshirë në projektin 100 fshatrat. Ministria argumenton se në listën e 100 fshatrave janë përzgjedhur ata që kanë potencial turistik dhe si të tillë ka nevojë për plotësimin me sinjalistikë për të lehtësuar vizitorët.
Së dyti vendosja e sinjalistikës informuese në plazhet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe sigurinë fizike si dhe tabela me rregullat e arta. Po kështu parashikohet që të prodhohen harta që të japin qartë orientimet.
“Pavarësisht se shumica e turistëve sot përdorin mobile dhe gogle map për tu orientuar dhe lëvizur, përsëri ka një grup turistësh që kanë nevojën e hartave të botuara në formën e letrës. Problemi në Shqipëri qëndron në faktin se tirazhi i hartave të shpërndara në treg të lirë nuk justifikon koston e prodhimit të hartave cilësore” thuhet në dokumentet e ministrisë.
Në disa zona ka nevojë për të plotësuar sinjalistikën edhe në 44 plazhe që janë pjesë përbërëse e 100 fshatrave.
Objektivat, 11 pika të studimit
Normal
Komb gabelsh jan.
A si shef sesi rrojn?
Si jevgjit. Rrijn n turma bashk si traveller, xhipsi, arixhinj.
Malokt banojn 21 vet ne nji dhom me kuc e mac hajn ne nji tepsi si ciganet anes lumit n cader…
Turpi e mbulofte kete Ramen!
Derdellit pewr 100 fshatrat turistike ,kur ka lene zona te tera re banuara me nga 50-100 mije banore te Bashkise se Tiranes,pa cerdhe,kopshte,lulishte,kende lojrash pa shkolla,pa rruge tre shtruara,me plehgra pa funbd dhe lukuni qensh rrugace!
Si mund te propagandosah kaq pa turpesisht 100 fshatrat turistike kur nje zone me 50 mije banoire,vetem 3 km larg zyres se kryeministrit eshte si nje geto e mjere?
Rama eshte nje mashtrues i pa pare qe punon vetem per imazhin e tij fallco e jo per popullin!
Pjesërisht çdo vit
Mire e kane, nuk Kane pare gje akoma, kur I japin voten EDI rames.