Rritja ekonomike e vendit po mbështetet më pak te Tirana, ndërsa është rritur pesha e Vlorës dhe Korçës.
Sipas Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas rajoneve për vitin 2016, qarku i Vlorës ka regjistruar rritjen më të lartë ekonomike me 7.69%.
Vlora duket se ka përfituar nga tendencat pozitive të turizmit, megjithatë rritja e lartë për vitin 2016 mund të përligjë edhe hipotezat për një kontribut të lartë të ekonomisë së zezë në rritjen e shpenzimeve në këtë qark.
Pas Vlorës, qarqet me rritjen më të lartë ishin Korça me 6.2%, Dibra me 6.19% dhe Lezha me 6.11%.
Kjo e ka bërë më të rëndësishëm kontributin e këtyre qarqeve në rritjen ekonomike. Korça kontribuoi me 0.35% të rritjes totale, që për vitin 2016 ishte 3.35%.
Tirana, që natyrshëm ngelet kontribuuesi kryesor në rritjen ekonomike të vendit, për vitin 2016 nuk hyn në qarqet me rritjen më të lartë.
Pesha e Tiranës në rritjen ekonomike zbriti në 1.62%, nga 2.57% që kishte qenë për vitin 2015.
Ndërsa qarku i Fierit regjistroi rënie ekonomike për të dytin vit radhazi, me 4.22%. Rënia e Fierit ka një impakt domethënës në ecurinë e prodhimit kombëtar.
Për vitin 2015 Fieri dha një kontribut negativ me 0.77 pikë përqindje, ndërsa për vitin 2016 kontributi ishte sërish negativ me 0.5 pikë përqindje, raporton Scan TV.
Për sa i takon prodhimit për frymë, qarku më i pasur ngelet Tirana, me 699 mijë lekë në vit, i ndjekur nga Fieri me 530 mijë lekë.
Përveç tyre, vetëm Gjirokastra dhe Durrësi qëndrojnë sipër mesatares kombëtare prej 513 mijë lekësh.
Qarku ku prodhimi për frymë është më i ulët është Kukësi, me vetëm 314 mijë lekë në vit.
Po të jesh inteligjentë, je i pasur dhe fëmijë të bukur
Kryeqytetet pasurohen ndërsa qytetet e vogla ne provinca varfërohen kjo është gjithkund në botë dhe po ashtu në Shqipëri ?.
Një zbulim i madh urraaaaa ?.
Por duhet ta sqaroni që në rritjen e ekonomike në kryeqendra ndërlidhet pikërisht me të ardhurit apo banorët e rinje të atij qyteti.