Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi dy kantiere të Autoritetit Rrugor Shqiptar në zonën e Fierit. Në fillim, ai ndaloi në aksin nga rotondo e Kolonjës deri në Mbrostar ku po kryhet rehabilitimi për të parandaluar degradimin e standardit të rrugës.
Më pas, ministri Gjiknuri ishte në Unazën Lindore të qytetit të Fierit ku ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të segmentit nga rrethrrotullimi i Patosit deri në ish-QTU. Projekti parashikon më tej ndërhyrjen rehabilituese deri në Levan ku bëhet lidhja me autostradën Fier-Vlorë.
“Këtu siç e shkoni ka qenë një segment jashtëzakonisht problematik dhe në krye të besoj dy javëve kjo pjesë e segmentit që po punohet do të jetë tërësisht e rinovuar. Me Bashkinë e Fierit dhe me policinë jemi duke punuar që një pjesë e trafikut të devijohet brenda qytetit. Edhe njëherë u kërkojmë ndjesë qytetarëve por njëkohësisht edhe të na mirëkuptojnë. Është një periudhë shumë e shkurtër por përfitimi do të jetë shumë i madh. Korriku dhe Gushti që janë edhe muajt kulmor të sezonit do të kenë rrugë shumë më të mira dhe diferenca do të jetë e jashtëzakonshme”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ai gjeti rastin që të ndajë me publikun edhe një lajm të mirë sa i takon projekteve të mbetura pezull për ndërtimin e Bypass-eve të Fierit dhe Vlorës.
“Dua të jap edhe një lajm të mirë që sot përfundoi edhe parakualifikimi i fazës së parë të dy bypass-eve, atë të Fierit dhe atë të Vlorës. Këto ditë do të hapet tenderi për fazën përfundimtare që është dorëzimi i ofertave financiare dhe jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet edhe në këto dy bypass-e të rëndësishme. Shpresojmë që bypass-i i Fierit vitin tjetër të jetë i përfunduar kurse bypass-i i Vlorës do të dojë më shumë kohë.
Ajo çka është e rëndësishme është se edhe kësaj gangrene të infrastrukturës për shumë vite, ne i dhamë zgjidhje. Pra u prish kontrata, u siguruan të gjitha të drejtat juridike, u fillua procedura e re dhe kjo po shkon drejt përfundimit. Një procedurë kompetitive, transparente dhe e monitoruar nga BERZH-i si institucioni financues i këtij projekti”, nënvizoi Gjiknuri.
Z. Minister , shikoj te lutem me shume seriozitet infrastrukturen rrugore pasi shume njerez po vdesin nga cilesia teper e dobet e punimeve
Nga rrethrrotullimi i Rrogozhines per ne Lushnje , asfalti i rruges eshte shnderruar ne lluc
Ketyre ju do qire kurva ku ta kene. Rama tha se punimet fillojne ne shtator. Ky minister pa kapister thote se beson se brenda vitit do te fillojne punimet.
-Rama tha se, ne sezonin e ardhshem turistik bypassi i Fierit do te perfundoje, ku tipi thote se beson se brenda vitit te ardhshem perfundon…. Nje mut kane per te bere , ashtu si deri me sot…
EDHE VITIN E SHKUAR NE PIKUN E SEZONIT TURISTIK QYTETI I FIERIT ( GJOJA PO KRYESHIN PUNIME NE HYRJE ) ISHTE NJE MUAJ E CA MBYLLUR RRUGA ,E TE KALOJE KETE QYTET DUHEJ NJE INTENERAR KOHOR 3 -5 ORE …DICKA NUK SHKON MIRE …TURIZMI JUGOR VARET VETEM E VETEM NGA GREQIA …SHPRESOJ SIVJET TE NDRYSHOJE .. NJEREZIT NUK JANE EDHE AQ NAIVA SA MOS TA KUPTOJNE ..ENDAKSI EDI RAMA??
Po Miranden mire e keni,kaq plotfuqishmeri i keni dhene ,sa emron vet njerezit ordinere ne Vlore pa pyetur as kryetare partie ,as prefekt e as kryetare bashkie .Rugace ajo,me rrugac ti qe e mbeshtet
Vetem nje SALI BERISHA duhet perseri per rruget e memedheut tone …nuk lind burre tjeter te rregulloje kete vend te fendur ..Hajde perseri o BERISHA I MADH se na hengri lluca e rrugeve …respekte per ate burre shteti..komentoheni ne kohe ju lutem..