BE: Investimet turke, ekspansion në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë

13 Qershor 2018, 09:11Ekonomia TEMA

Komisioni Europian ka vënë re një rritje të investimeve turke në Rajon, por sidomos kjo është e dukshme në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë, ndërsa Serbia po shtrin prezencën në Serbi dhe malin e Zi..

Eurostat në studimin “ Tregtia nderajonalë në Ballkan” gjatë një dekade (2005-2016) referoi se BE vijon te mbetet investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Duke krahasuar investimet nga BE me stokun e përgjithshëm të investimeve të huaja më 2015 ato janë 34% në Kosovë mbi 62% në Bosnje, Shqipëri dhe Mal të Zi dhe mbi 79% në Maqedoni dhe Serbi, raporton Monitor.

Ndërsa të krahasuara me PBB investimet nga BE nisin nga 19% e PBB-së në Kosovë, në mbi 27% në Bosnje, Shqipëri dhe Maqedoni dhe më shumë se 65% e PBB-së në Serbi.

Po studimi i eksperteve të Eurostat vë në dukje investimet e Huaja me orgjinë nga Turqia janë në rritje në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë, duke arritur në 2.4%, 4% dhe 6% të PBB-së respektivisht në 2015. Në Kosovë, Turqia është investitori i vetëm më i madh. Ndërsa janë pak ose aspak të pranishme në Serbi dhe në Malin e Zi.

Në këto dy vende ka prezencë në rritje të investimeve Rusi, të cilat gjithsesi nuk kanë ndihmuar që tregtia Rusisë me Serbinë dhe Malin e Zi të jetë në rritje gjithashtu.

Në periudhën e pas krizës 2008 pronësia e Rusisë në stoqet e IHD-ve në Serbi u rrit, ndërsa në Bosnjë prania e investimeve ruse është më rënie.

Investimet Ruse zënë 15% të stokut në Malin e Zi dhe janë kryesisht në pasuri të paluajtshme, ndërsa prania e investimeve ruse thuajse është e padukshme në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjithashtu ka një prani kineze në Rajon. Megjithëse investimet kineze nuk përfshihen në statistikat e investimeve të huaja direkte ato janë të pranishme nëpërmjet financimit të infrastrukturës publike  me projekte në sektorët e transportit dhe energjisë.

5 komente në “BE: Investimet turke, ekspansion në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë”

  1. Kadriu says:

    Ju dhjefsha turqin me investime turke shqiperia do dhe 100vjet te futet ne europe

  2. Erdi says:

    Jo po do presim investime nga breke grisurit e BE-se.

  3. dorela says:

    Turqve duhet tu ndaloht hyrja ne Shqiperi fare…. me komb legen nuk behet…

  4. Kapedani says:

    Edi te qifte turqia edhe 100 vjet te tjera po Jam i sigurt qe ti je anadollak dhe antishqiptar

  5. says:

    Turqia investon me telenovela në vëndin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje