Raporti i INSTAT/ Ahmetaj: Kemi një ulje historike të papunësisë

11 Qershor 2018, 12:55Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se punësimi në vend ka vijuar në trend rritës.

Në një konferencë për shtyp Ahmetaj tha se dhe raporti i INSTAT, deklaron se në Shqipëri janë vetëm 12.5% të pa punë, një nivel historik sipas tij.

“Sipas INSTAT, punësimi ka vijuar trend rritës në 2018. Ky është një lajm shumë i mirë. Ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, është lajm tjetër i mirë.

Ulja rekord e papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit, pra 12.5 %

Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Por a është e mjaftueshme, kjo?

E rëndësishme është që jemi në trend zbritës dhe jemi me nivelin më të ulët në rajon.

Dua të sjell në vëmendje se në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja punë, dhe vetëm në maj janë realizuar më shumë se 3 mijë punësime, me bashkëpunim shtet privat”, tha Ahmetaj.

Kiara Muka

3 komente në “Raporti i INSTAT/ Ahmetaj: Kemi një ulje historike të papunësisë”

  1. Zigur Qarri says:

    Rama premtoi ne mandatin e pare 300 mije vende pune,Ahmetaj ne mandatin e dyte 250 mije vende pune,
    pra 550 mije vende pune.Kaq vende pune nuk i arrijn edhe vende te medha.Nuk ka institucion te pavarur ne
    Shqiperi,prandaj jan genjeshtra ato qe thua.Nga 2014 e ketej,nuk ka pasur emigrim aq masiv qe prej fillim
    viteve 90-te.Ky eshte fakt,qe papunesia eshte rritur.Ju erdhet ne pusht-tet me mashtrime,dhe keshtu do te
    vazhdoni,sepse me te verteten nuk qendroni dot as edhe nje minut.

  2. Yp xhixhi says:

    Ne Shqiperi populli ben sikur kerkon pune …dhe nga ana tjeter luten qe mos tu dal puna.
    Ne kapitalizm puna per ke e do punen fort e krijon apo e shpik edhe vet.

  3. Laveri says:

    Ke nja 4 vjet qe nuk ngre rrogat or legen ,dhe inflacioni sa vjen e rritet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje