Shqiptarët, më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani

8 Qershor 2018, 14:53Ekonomia TEMA

Aplikuesit për punë më të diskriminuar në tregun gjerman janë ata me rrënjë shqiptare.

Spanjollët në anën tjetër janë më të vlerësuar sesa edhe vetë gjermanët, shkruan në raportin e Qendrës Shkencore për Studime Sociale në Berlin (WZB). Raporti është publikuar të martën.

Studimi ka analizuar 6000 aplikues fiktivë me prejardhje të ndryshme mes viteve 2014 dhe 2016. Shumica aplikonin për punë si kuzhinier, mekaniçar ose shitës. Studimi përveç origjinën e prindërve ka marrë parasysh edhe përkatësinë fetare.

Në kohën kur personat vendas merrnin 60 për qind të përgjigjeve pozitive, ata me prindër emigrantë kishin 51 për qind përgjigje pozitive me të njëjtin kualifikim.

Njerëzit me rrënjë nga Afrika dhe vendet myslimane diskriminoheshin edhe më tepër. Si shembull, aplikuesit me origjinë shqiptare merrnin ftesë në intervistë ose ndonjë telefonatë të dytë për pyetje shtesë vetëm 41 për qind.

Ngjashëm negativisht trajtoheshin edhe aplikuesit pakistanezë, domenikanë, etiopianët dhe marokenët.

Diçka kurioze ishte se aplikuesit me emra spanjollë si Alvaro ose Alma Martínez merrnin 73 për qind të përgjigjeve pozitive në pranimin e punës. Në vendin e dytë qëndronin japonezët, më pas polakët dhe zviceranët. Gjermanët qëndronin në vend të pestë.

Pra siç përfunduan studiuesit, punëdhënësit më shumë ishin të interesuar në vlerat dhe kulturat e punëkërkuesit, sesa dallimet e shkollimit.

Studiuesit e përmbyllën analizën se në kohët e ndryshimeve demografike është me interes që të ketë konkurrencë të lirë dhe shanse të barabarta për të gjithë punëkërkuesit pavarësisht se çfarë emri kanë ose nga ku kanë emigruar prindërit e tyre.

10 komente në “Shqiptarët, më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani”

  1. Kombi says:

    SHKOLLAT SPANJOLLE JANE SHUME TE NJOHURA NE TE GJITHE BOTEN, PER NIVELIN E LARTE , SI MUNDEN VALLE TE KRAHASOHEN SHQIPETARET ME POPUJT E TJERE TE EUROPES . QE NUK KANE ASNJE PROFESION .

  2. Llaman says:

    Deri tani ankoheshit per diskriminim ne greqi!

    1. Flm says:

      Shqipetaret ne Greqi jane si ne shtepin e tyre …. futen dhe dalin kur te duan, po te mos kishim ne vitet 90-te, kete “cop Europe” qe quhet Greqi kaq afer, do te hanim njeri tjetrin, sepse Europa nuk na qaste as me viza, Italia na mbyste masivisht ne Otranto.
      ####
      Turqi Kuvejti dhe Arabia na donin vetem per te ndertuar Xhami dhe Medrese.
      ILACI i fukarait ishte Greqia, kalonte kufirin bente disa merokamata dhe kthehej me xhepat plot.
      ####
      Ky fakt bente Turk-Arnautet qe te minonin Miqesin e Shqiptareve dhe te risnin urrejtjen dhe Armiqesin ndaj Greqis.

  3. Kopenhagen says:

    Natyrisht që do të diskriminohen. Janë njerëz që nuk dinë të shkruajnë as gjuhën e tyre.
    Shikoni për shembull “shqipen” e këtij mender “gazetari”.
    Mekanicar = Mekanik etj, etj.
    Kur do të hyjë në fuqi një ligj ku të futen gjobat per gabime në media.
    Shteti nuk do të ketë nevojë të verë taksa, do të pasurohet vetëm nga keta mender gazetarë.

    1. Flm says:

      Jo ore … akoma nuk e kuptuat perse na diskriminojne ???
      Jemi me mentalitet Otoman, jemi kombi 75% Musulmanesh qe tradhetuam Krishterizmin, jemi 3 miljon dhe ne Bote njifemi per drog, krim te organizuar, prostitucion, hajdutllek, xhihad, …

  4. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    sa keq me qen………………….korrak! c’ti besh,Zoti nuk i beri te gjithe njelloj,ju ishit pa fat qe lindet te tille……..gezuar ramazonin!

  5. Sit back and relaks%%// says:

    Nuk eshte diskriminim por ligj. Te paret preferohen gjermanet pastaj ata qe vijne nga vende anetare te Be-se pastaj ekstrakomunitaret. Te njejten gje qe do te beje Trump ne Amerike ne lidhje me preferencen per te punesuar ne fillim Amerikanet pastaj te tjeret sipas rradhes. Flasim per vende pune te preferuara, se shperndares picash nuk besoj se ka ndonje gjerman interes te punoje keshtu qe aty konkurenca behet mes ekstrakomunitareve me letra dhe atyre pa letra.

  6. Sit back and relaks%%// says:

    Nuk eshte diskriminim por ligj. Te paret preferohen gjermanet pastaj ata qe vijne nga vende anetare te Be-se pastaj ekstrakomunitaret. Te njejten gje qe do te beje Trump ne Amerike ne lidhje me preferencen per te punesuar ne fillim Amerikanet pastaj te tjeret sipas rradhes. Flasim per vende pune te preferuara, se shperndares picash nuk besoj se ka ndonje gjerman interes te punoje keshtu qe aty konkurenca behet mes ekstrakomunitareve me letra dhe atyre pa letra..

  7. Bekimi nga Peja says:

    Ore ti me emrin e gjatë, po nga e ke ter ket urrejtje për popullin tënd apo mundohesh te jesh diçka tjetër. Orë kokë synet edhe nëse ti do te bëhesh me tjetër nacionalitet te tjerët nuk te pranojnë të jesh I tyre (as serb as grek e as dreq), je lind shqiptar ndërsa do vdiqesh injorant shqiptar.

  8. Bekimi nga Peja says:

    Jetoj që 25 vite në Gjermani dhe nuk vrej asnjë diskriminim, ndërsa sa për ndjenjën që je I huaj atë e ke ne çdo vend tjetër.
    Në shkollë,në punë, në gjyq, në spital, në bashkësi e çdo kund tjetër jam me I diskriminuar në Kosovë e Shqipëri të paktën deri sa nuk paguaj ryshfet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje