Ndërhyrja e jashtëzakonshme e BSH, do të blejë valutë në treg që të forcojë euron

6 Qershor 2018, 16:39Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të hyjë në tregun valutor, duke blerë valutë, në një veprim të jashtëzakonshëm që synon që të ndalojë rënien e lirë të monedhës së përbashkët.

Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp.

Operacionet e blerjes së valutës do të ruajnë kohëzgjatjen e nevojshme për të arritur objektivat e deritanishme tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një deklaratë për shtyp.

Ky është një rast i veçantë i ndërmarrë në rrethana specifike, tha guvernatori, që po bëhet në mënyrë që të frenohet përshpejtimi i rënies së euros, që në muajin maj ka dalë përtej parametrave.

Si rrjedhojë Këshilli Mbikëqyrës mori një vendim të tillë për të ndërhyrë në treg.

Tregu ka pasur një rritje të sasisë së euros, që ka qenë konstante që nga viti 2015. Mbiçmimi nuk ka ardhur vetëm për shkak të sasisë së euro, por edhe si rrjedhojë e rritjes së pritshmërisë së agjentëve për një mbiçmim të kursit, që ka dalë jashtë parametrave normalë të regjimit të kursit të këmbimit dhe na ka detyruar të ndërhyjmë në treg, tha guvernatori.

Guvernatori tha se leku po forcohet nga oferta për valutë dhe nga konvertimi i kapitalit të bankave.

Qëllimi kryesor i operacioneve monetar do te ndërmerren vetëm për nevoja te përmbushjes së objektivave të inflacionit, pasi rënia e euros rrezikonte objektivin e inflacionit.

Në Shqipëri do të vazhdojë të jetë regjimi i lirë i kursit këmbimit, por BSH ka të drejtën e saj për të rregulluar parametrat e tregut, përfundoi guvernatori.

Forcimi i euros ka nisur që ditën e sotme. Monedha e përbashkët është rritur sot në tregun e brendshëm, pas më shumë se tre javësh që kishte shënuar rënie të fortë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.42 lekë, me një rritje relativisht të fortë prej 0.25 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

Që nga data 18 maj dhe deri në 5 qershor, kur euro vetëm ka rënë në tregun e brendshëm, monedha e përbashkët kishte humbur 3.15 lekë.

Më herët, operatorët e tregut pohuan për Monitor se arsyeja kryesore e forcimit të euros lidhej me ndërhyrjen në treg të Bankës së Shqipërisë.

5 komente në “Ndërhyrja e jashtëzakonshme e BSH, do të blejë valutë në treg që të forcojë euron”

  1. PO PREGATITET SERIALI BASTISJES SE THESARIT TE SHTETIT
    SERIA e 3

    O ROBT KU TI KINI TE GJITHE
    SE ME GJAKE KURVE S’PASKA PATUR NE BOTE
    O RRACA MUZLLUMUTEVE NE DJALL SHKOFSHI ME GJITHCKA VIDHNI TRADHETONI E SHKERDHEHENI
    KUNDER ATIJ VENDI

  2. Drinizi Bardhi says:

    Jepi guvernator bashkë me miqtë e tu fullanër,etj. Blini sot euro me nën çmim që nesër ti shisni me mbiçmim dhe diferencat në plus mos i fusni në llogari të shtetit, por siç bënte fulluani me hedhjen e lekëve në tregun e valutës dhe diferencat në plus i xhvaste për vete dhe ” komshinjtë”. Ja pra kjo ishte loja me valutën të cilën ju a kam komentuar disa herë.
    Drinzi Bardhi

  3. bobi says:

    Keshtu bente dhe saliu me drejtor fullanin blinin euro ne treg te lire dhe i dergonin ne ishujt kajman,dhe e rriten euron nga 120 ne 140 dhe vazhdoje deri sa u doli sekreti.

  4. rexha 10 says:

    TE GJITHE EMIGRANTET TI KEMBEJNE EURON NE DOLLARE.SE DO TE NGELENI ME GISHTE NE GOJE NGA HAJDUTET E BANKAVE . PO TE DONTE ME E NDALUAR SHVLERSIMIN E EUROS DUHET TA KISHTE BERE QYSHE PARA DY MUAJEVE.,KJO DEKLARATE TANI ESHTE MASHTRIME.MOSE BINI PREHE E HAJDUTEVE ,.E VETMJA MYNYRE ESHTE QE TE BLENI SHTEPI ME VALUTEN EURO.
    KETE VITE PUSHIMET VERORE ,ESHTE ME MIRE TI BENINE ITALI, GREQI,DHE JO NE SHQIPRI.
    NE SHQIPRI HAJDUTET E LIGJIT VJEDHIN ME THASE.

  5. No says:

    Ne ekonomine e tregut rregullatere i vetem eshte kerkese- oferta!!!
    Nuk quhet rregullator as genti, apo fullani apo saliu, keta hajdute pacavure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje