Zbret sot afër 124 lekëve: 5 arsye pse euro po shkon drejt fundosjes

5 Qershor 2018, 13:30Ekonomia TEMA
Zbret sot afër 124 lekëve: 5 arsye pse euro po shkon drejt fundosjes

Monedha e përbashkët nuk ka të ndalur në rënien që ka nisur në tregun e brendshëm.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.17 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.71 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Kjo rënie vjen pas nënçmimit me 0.54 lekë të ditës së mëparshme, duke humbur 1.25 lekë në vetëm dy ditë.

Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009.

Për shkak të luhatjeve të mëdha, agjencitë e këmbimit valutor kanë rritur dhe marzhin e tregtimit të shitblerjeve.

Monedha e përbashkët ka qenë në rënie ditën e fundit edhe pse në bursa ajo ka fituar pikë ndaj dollarit, duke u ngjitur në 1.17 USD, nga 1.15 që arriti pak ditë më parë, duke shënuar nivelin më të ulët në tre vjet. në tregun e brendshëm ra dhe dollari me 0.3 lekë (106.16 lekë) dhe të gjitha monedhat e tjera, të cilat u tërhoqën nga nënçmimi i euros, që është monedha e huaj bazë ë tregun e brendshëm.

Arsyet e rënies së euros në tregun e brendshëm, sipas ekspertëve mbeten komplekse:

-Së pari, është ndikimi i ekonomisë informale, që prej gati dy vjetësh ka rritur në mënyrë graduale fluksin e valutës që hyn në vend dhe në pjesën e parë të vitit po kanalizohet kryesisht përmes ndërtimeve, që janë rritur dukshëm.

-Së dyti, janë burimet formale të hyrjes së valutës, si investimet, remitancat, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, por efektin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi. Numri i turistëve të huaj është rritu ndjeshëm këtë verë dhe sezoni si asnjëherë tjetër ka filluar që në maj dhe pritet të zgjasë në tetor, teksa hotelet raportojnë se janë pothuajse 100% të prenotuara.

-së treti, dy muajt e fundit ndikim ka dhënë procesi i konvertimit të kapitalit të bankave që kanë qenë në proces shitblerje, që po këmbejnë kapitalin nga euro në lekë, duke rritur në këtë mënyrë ofertën në valutë.

-së katërti, këtyre faktorëve u është shtuar dhe efekti psikologjik, me njerëzit që po nxitojnë të këmbejnë valutën, në pritje të rënies së mëtejshme të saj.

-së pesti, në kahun tjetër ka një rënie të qarkullimit të parasë vendase në treg. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sasia e parasë gjithsej që qarkullon në ekonomi ka shënuar rënie historike në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në muajin prill, paraja gjithsej (agregati M3) arriti në 1.23 trilionë lekë. Në krahasim me fundin e vitit 2017, ky tregues ka rënë me 36 miliardë lekë (apo rreth 270 milionë euro), që është dhe tkurrja më e fortë historike, të paktën që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Në krahasim me fillim e këtij viti, euro ka rënë me 9.26 lekë, ose 7 për qind, duke shënuar rënien më të madhe të dekadës. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, euro ka rënë me 3.14 lekë.

Ekspertët presin që të paktën për sezonin e verës, euro të vijojë të jetë e dobët, për shkak të efekteve sezonale.

Më të humburit nga euro e dobët janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë më pak para për çdo euro që marrin nga partnerët e huaj.

Ata i kanë dërguar disa herë letra institucioneve zyrtare si Ministria e Financave dhe Kryeministrit, ku i kërkojnë që të merren masa për të frenuar humbjet e tyre, që më vonë mund të reflektohen në shkurtimeve të vendeve të punës.(Monitor)

 

5 komente në “Zbret sot afër 124 lekëve: 5 arsye pse euro po shkon drejt fundosjes”

  1. florence says:

    po ku merrni vesh ju per gjelosha se pse fundoset euro, amerikanet nuk shpenzojn me dhe ket vit esht ulur euro qe ti bejme budallenjt e amerikes te shpenzojne.

  2. shushica says:

    Nje pergjigje e mencur do te ishte rritja e rrogave te te gjithe te punesuarve dhe pensionisteve .Duke rritur me ligj pagen minimale ne sektorin shteteror dhe privat .Kjo do te kishte efekt te shumefishte ,me shume para per rritjen e konsumit,rritjen e prodhimit ,rritjen e te ardhurave nga taksat .Si rrjedhoje shteti mund te shpenzoje me shume per sherbimet jetesore ,arsimin ,shendetesine ,por mund te beje me shume investime edhe drejtperdrejte ne industri,infastrukture ,,strehimin social ,etj.Pra ne se ka para ne qarkullim do te ishte inteligjente qe keto para te legalizoheshin ,per tu perdorur ne investime prodhuese dhe jo vetem ne tulla e beton .Keshtu bejne te gjithe ,pavaresisht hipokrizise ,edhe ne shtetet me te pasura .

  3. Moni says:

    Pse nuk printohen Leke, qe te rritet disi inflacioni, ne kete menyre kontrollohet « superleku » qe nuk eshte fenomen pozitiv. Kete plus parash mund ta perdorin per te rritur investimet, rrogat dhe pensionet.

  4. 17nentori says:

    Ti pastron dhe une bej pis, se ke rradhen e pasterti’s!
    E vetmja gje e sakte qe thote autoru eshte se arsyet jane komplekse!
    E vertete qe jane aq komplekse, sa te merren mendte me arsye te vogla dhe nuk shef te medhajat.
    Investimet e medhaja behen me kapital te huaj ne euro dhe gjithe ajo euro diku do bjere.
    Edhe shteti nuk investon leket e taksave qe mbledh por ne fakt eurot qe merr nga jashte… si rrjedhim kur te filloje te paguaje qirane e ketyre eurove atehere me leket e taksave do bleje euro qe ti paguaje mbrapsht dhe atehere “flluska” do veje aty ku ishte.
    Keto “flluskat” nje nga nje do te behen “kallo”… por deri atehere do te na cahet bytha me ata qe shpjegojne arsyet pse behen “flluskat” dhe nuk shofin “kallot” qe po vijne!

  5. Treviso says:

    Banka po kerkon te mbylli vrimat por shteti do perballet me pasoja te medha. Paspjat do ti vuaj vitin tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje