Do rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”, përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

2 Qershor 2018, 15:42Ekonomia TEMA

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.

Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete. 

Sipas Top Channel javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Do rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”, përgatitet pagesa e re javën e ardhshme”

  1. kazani mediatik says:

    O Zot, na çmendet me kete injorancen tuaj. Nuk eshte takse, por tarife. Taksa paguhet per diçka, e perdor, apo nuk e perdor ate (per televizionin publik, per rruget nacionale dhe mirembajtjen e tyre, etj.) Kurse tarifa paguhet vetem per diçka qe e perdor (nese kalon ne autostrade, per kohen e bisedes ne telefon, per konsumin e energjise elektrike, etj.)

  2. ersa says:

    Edo, kesaj radhe bej gati tanket,topat,avionat,,,,,le te luaj ndonje tani……..per kuksianet pagesa te ishte 500 leke te vjetra,vetem per kuksin ,,,,,dhe tropojen,,sa ta marrin veten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje