OSHEE: Shqipëria ka çmimin e energjisë ndër më të lirë në rajon, EUROSTAT nuk e ka llogaritur saktë

31 Maj 2018, 13:03Ekonomia TEMA

Agjencia e europiane e statistikave, EUROSTAT publikoi një ditë më parë çmimet mesatare të energjisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017, ku referoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimit pas Mali t të Zi në Rajon, por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) arsyeton se përllogaritja nuk është e saktë.

Eurostat llogarit çmimin e energjisë elektrike ne vendet e rajonit, si me poshtë:

Mali i Zi                 10 E/100Kwh

Shqipëria             8.6 E/100 Kwh

Bosnja                  8.4 E/100 Kwh (me te dhënat e vitit 2016)

Maqedonia         8.1 E/100 Kwh

Serbia                   7 E/100 Kwh

Kosova                 6.5 E/100 Kwh

Por sipas OSHEE të dhënat e publikuara nga Eurostat nuk janë të sakta. “Çmimi i energjisë për Shqipërinë është 1140 lek/ 100Kwh ose 11.4 lek/kwh. Ky është çmimi mesatar e shitjes së energjisë ku përfshihen familjaret (Householder) me 9.5 lek / 100Kwh (55% te energjisë së shitur) dhe jo familjaret (non-householder) me çmim që varion sipas nivelit të tensionit nga 9.5 lek – 14 lek/kwh. Në këto kushte çmimi mesatar i shitjes së energjisë për kategorinë Householder  ( familjarë) është 950 lek / 100 Kwh ose 7.1 Eu/ 100 Kwh. Me këtë çmim renditja është:

Mali i Zi                 10 E/100Kwh

Bosnja                  8.4 E/100 Kwh (me te dhenat e vitit)

Maqedonia         8.1 E/100 Kwh

Shqipëria             7.1 E/100 Kwh

Serbia                   7.0 E/100 Kwh

Kosova                 6.5 E/100 Kwh

Sipas pretendimit të OSHEE sipas kësaj renditje Shqipëria ka çmimin më të lirë të energjisë në Rajon për konsumatorët familjarë.

6 komente në “OSHEE: Shqipëria ka çmimin e energjisë ndër më të lirë në rajon, EUROSTAT nuk e ka llogaritur saktë”

  1. dana says:

    Nuk ben gabime Eurosati o mavri, po sdini ju te beni llogari se e keni mendjen te vidhni. Cudi se vetem kur paguajme faturen e energjise elektrike nuk marrim fature tatimore, me uji, telefon etj marrim.

  2. rexha 10 says:

    RROFSHE O MALO QE NA GEZOVE.PO TE GJITHE ATO BIZNESMENEPAGUAJNE NDONJE LEKE , APO VAZHDOJNE TA MARIN AKOMA TE STADIUMI QEMAL STAFA PYTENI NJEHERE SANDRIN,HE XHANE.?.SI SHUME KA FILLU ME U AFRU ME CORAPE KUQIN.

  3. rexha 10 says:

    TE LUTEM ZOT MERE MOSE I CENSURO MESAZHET .

  4. fatjon says:

    Eshte po aq e vertete se ne Shqiperi rrogat jane 2-3 here me te vogla se ne vendet e tjera dhe ato te qeveritareve qe bejne keto rritje.

  5. fatjon says:

    Po eshte aq e vertete sa eshte e vertete qe rrogat tona jane 2-3 here me te vogla se ne vendet e tjera dhe po aq me te vogla sa ajo e qeveritareve qe bejne keto ligje

  6. demo says:

    Edhe cmimin e naftes nuk e ka llogaritur mire eurostati!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje