Viojnë sërish rekordet e euros, ekspertët: Pritet rënie e mëtejshme

29 Maj 2018, 14:30Ekonomia TEMA

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të ulët në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 126.49 lekë, rreth 0.23 pikë më pak se një ditë më parë. Euro e nisi ditën e djeshme duke rikuperuar pikë përkundrejt lekut vendas, pas një jave ku humbi më shumë se 0.53 pikë.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit aktualisht po ndikojnë efektet sezonale. Ata argumentojnë se sezoni turistik  ka nisur më shpejt.

Duke u bazuar në ecurinë shumë vjeçare të kursit të këmbimit sipas aktorëve kryesorë të tregut, nëse euro do t’i nënshtrohet trendëve të viteve të mëparshme, dy do të jenë periudhat e dobëta për të. Me përfundimin e muajit të Ramazanit, sipas ekspertëve pritet që të rriten flukset e turistëve nga Kosova dhe për rrjedhojë do të rritet më tej oferta në valutë.

Ndërsa periudha e dytë parashikohet gushti, i cili është muaji ku shtohen flukset e emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime dhe sjellin dhe remitanca për të afërmit e tyre.

Ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se shkak për rënien e valutës janë prurjet nga aktivitete jo të ligjshme dhe shtojnë se zhvillimet në kursin e këmbimit janë jashtë konceptit ekonomik (jo të ndikuar nga faktorë të matshëm).

Aktorët kryesorë të tregut thanë për Monitor se për shkak të rënies së vazhdueshme të euros, individët që kanë kursime në valutë kanë nisur që të këmbejnë në monedhën vendase për shkak të frikës së rënies së mëtejshme.

Dollari amerikan shënoi rritje rekord në tregun vendas. Një dollar u këmbye me 109.6 lekë, rreth 1.17 lekë më shumë se një ditë më parë, duke rikuperuar pikë nga zhvlerësimi që pati në muajt e parë të 2018-s.

Ekspertët e e këmbimit valutor argumentojnë se monedha e gjelbër do të jetë nën ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare. Aktualisht euro është dobësuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të fitores së partive të ekstremit të majtë në Itali.

Ndërsa dollari ka reflektuar besim tek investitorët pas zhvillimeve pozitive për të arritur një marrëveshje midis SHBA dhe Koresë për armët bërthamore.(monitor)

2 komente në “Viojnë sërish rekordet e euros, ekspertët: Pritet rënie e mëtejshme”

  1. Zigur Qarri says:

    Me 1200 Leke duhet kembehet nje Euro,kaq ka qene deri ne 2008-ten,dhe kaq eshte vlera e vertete.
    Ne rast zevendesimi te Lekut me Euron,shfleftesimi i Euros eshte ne favor te Shtetit shqiptare,pencioneve,
    sigurimeve …..dhe shumices se qytetarave shqiptare,dhe sidomos te depozituesve ne Leke.Shumkush eshte
    kundra,sepse preken ata qe kan depozita ne Euro dhe eksportet,por harrojn qe depozituesit ne Leke para
    2008-es humbin gjithashtu miliarda.Tema me e diskutueshme ne bashkimin e Gjermanise lindore me ate
    Perendimore ne 1990-ten,ka qene vlera e kembimit te Markes se dobet Lindore(paraja e nje Shteti me nje
    ekonomi te falimentuar) ,me Marken e Gjermanise Perendimore,nje nga 3 valutat me te fuqishme ne Bote.
    Marrveshja ka qene specifikuar,1:1 dhe 2;1,si edhe 3:1per firmat dhe personat jasht territorit te Gjermanise
    Lindore.Ata qe perfituan ishin gjermanolindoret,shto ketu qe kembimi specifik u shrytezua per mashtrime,
    qe shkaktoi nje dem rreth 20 miliardMarka Perendimore.Ishte qarte,nacionalizmi,ribashkimi i gjermanive pat
    nje kosto te larte per takspaguesit Perendimore,qe demonstruan fuqishem kundra bashkimit.Me kete duhet
    bej te qarte,se sa me poshte te shkoje Euro,aq me shume do jemi te perfituar.Nje pjese do te humbi,por ajo
    humbje eshte teper e vogel me ate qe perfitohet.Ata qe “bejn presion”per uljen e Euros,e dijne fare mire se
    sa eshte perfitimi,prandaj,akoma me shume presion ne favor te shumices.

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Perralla me mbret. Euro po ulet qellimisht nga qeveria sepse çmimi i naftes eshte rritur. Çuditerisht njekohesisht eshte rritur edhe cmimi i dollarit. Me nje euro normale sot cmimi i dollarit do ishte mbi 1300 leke dhe per pasoje edhe karburanti do te ishte rreth 2000 leke. Rrofte Rilindja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje