FMN rekomandon rritjen e të gjitha taksave tek nafta me ritmet e inflacionit dhe rikthimin e tatimit tek biznesi i vogël

22 Maj 2018, 21:03Ekonomia TEMA

Në kushtet kur borxhi publik nuk po frenohet sipas zotimeve që qeveria mori në fillim të mandatit të parë për ta çuar treguesin 60 për qind para 2020, Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon rritje tjetër taksash në mënyrë që qeveria të jetë e aftë të përballojë shpenzimet primare dhe pagesat e borxhit.

Në raportin e parë postmarrëveshje FMN rekomandon se konsolidimi fiskal duhet të mbështetet nga masat shtesë në të ardhurat tatimore.

FMN i sugjeron qeverisë që të rrisë akcizën dhe taksat tek nafta me ritmet e inflacionit. Kështu nëse inflacioni mesatar i vitit 2018 është 2 %, Fondi sugjeron që në këtë masë të rritet akciza, taksa e qarkullimit mbi naftën, dhe taksa e karbonit.

Gjithashtu Fondi i sugjeron qeverisë shqiptare që të zgjerojë bazën e TVSH-së tek ilaçet, shitjen e banesave të reja, arsim dhe sektorët e përjashtuar të turizmit.

FMN këshillon që të rikthehet taksat në biznesin e vogël dhe pragu i përjashtimit mbi pagat e ulta të ulet ne nivelin e pagës minimale 24,000 lekë nga 30,000 leke që është aktualisht.

FMN sugjeron zgjerim të bazës së taksave mjedisore dhe reduktimin e informalitetit.

Misioni  i FMN-së mirëpriti  progresin në krijimin e një kadastre fiskale dhe hapat drejt taksimit të pronës bazuar në vlerë, por theksoi nevojën për përpjekje të mëtejshme për të siguruar zbatimin e duhur te ligjit. Për më tepër,  Fondi thekson se, këto reforma nuk duhet të dëmtohen nga masat e reja që rrënojnë bazën tatimore.

FMN raporton se autoritetet shqiptare kanë theksuar angazhimin e tyre për të vazhduar me konsolidimin fiskal, por me një ritëm më të ngadalshëm se sa rekomandohet nga stafi.

Qeveria i ka raportuar FMN se po zbaton një plan monitorimi në ekzekutimin e  buxhetit dhe grumbullimin e të ardhurave, si dhe është duke ndërmarrë masa kompensuese për të arritur objektivin e përgjithshëm të deficitit prej 2 për qind të PBB-së në vitin 2018.

Por qeveria shqiptare nuk ka pranuar të rrisë taksa më shumë se ato që janë parashikuar më 2018. Qeveria shqiptare ka pranuar gjithashtu se mund të arrijë të objektivin 60 për qind të borxhit në raport me PBB-në.(monitor)

5 komente në “FMN rekomandon rritjen e të gjitha taksave tek nafta me ritmet e inflacionit dhe rikthimin e tatimit tek biznesi i vogël”

  1. Tanush says:

    Ja si paguhet borxhi i marre nga qeverite e gjithe ketyre viteve. Populli kujtonte se do i paguajne politikanet.
    As koncesionaret, as keta qe bejne PPP me shtetin nuk do paguajne gje. Gjithe bisznesi vecanerisht i mesmi dhe i vogli me gjithe rrogtaret do mbyten nga taksat te lajne burxhet per rruget qe kur nuk u shtruan dhe per shpenzimet e pakontrolluara te qeveritareve tane.
    Keta nuk jane vetem hajdute, por dhe shkaterrues te ekonomise ne maksimum. Me keter borxh Shqiperia do perfundoje me keq se Greqia.
    Bisneset do fshehin te ardhurat dhe me shume punonjes do kalojne ne te zeze ose falimentim dhe me shume papunesi.
    Kjo eshte politika driteshkurter e ministrave tane te qe drejtojne financat dhe ekonomine e vendit.

  2. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    Sa e mire eshte qeferrrria shqiptare. Ju befsha sa shume mendon per popullin.
    Sa njerez do ta braktisin fshati dhe shqiperine me kto Masa. Prandaj shqiperia do tkurret ne nje miljon.
    Ishte dictator enveri. Prandaj e coj popullsine ne kater miljon se donte te shtypte sa me shume njerez.

  3. Laku says:

    Hajd se e rregullon ordineri Ben Hadutmetaj kete pune.Do ne taksojne dhe ajrin qe te shlyejme parate qe kane vjedhur politikanet antishqiptare.Prit se nuk kemi pare gje akoma.

  4. Lili says:

    Cudi pse fmn kur nuk thot mos merrni me borxh….

  5. Tin says:

    Ska nevoje per rritje taksash. Duhet administrim. Paaftesia po e mbyt fiskun. Drejtuesit jane ku therret qameti. Korrupsion po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje