1 miliardë dollarë borxhe nga biznesi, 35 % nga kompanitë e naftës dhe kumarit

15 Maj 2018, 17:01Ekonomia TEMA

Borxhi që biznese kanë ndaj tatimeve vlerësohet në rreth 1 miliardë dollarë. Shifra është bërë publike nga vetë administrata tatimore, e cila saktëson se një pjesë e këtyre detyrimeve nuk mund të quhen përfundimtare pasi janë në procese gjyqësore.

“Deri në prill të vitit 2018, borxhi ka arritur në 104 miliardë lekë pasi dihet që ekonomia prodhon shtesa borxhi në mënyrë natyrale”, thotë Flora Lamçe, përgjegjëse e sektorit të borxhit.

Borxhi tatimor arriti kulmin në fillim të vitit të kaluar kur kërcëu në shifrën 1.4 miliardë dollarë. Por përmes një ligji të posaëëm, qeveria fali rreth 500 milionë dollarë detyrime të bizneseve.

“Gjatë vitit të kaluar borxhi u ul me 35 për qind falë punës së mirë të administratës, por edhe ligjit të fshirjes”, vijon Lamçe.

Nga ligji i faljes përfituan reth 195 mijë biznese. Por edhe pse aministia tashmë ka përfunduar, bizneseve debitore sërish u ofrohet mundësia për të paguar me këste.

“Nëse pranohet kërkesa e tatimpaguesit, tatimpaguesi lidh marrëveshjen e pagesës me këste me operatorin rajonal, por njëkohësisht paguan dhe 20% të detyrimit që ka për të paguar”, thotë Lamçe.
Sipas një raporti zyrtar të vitit të kaluar, rreth 35 për qind e borxhit tatimor i përket vetëm një grushti kompanish, kryesisht në fushën e naftës, por edhe kumarit.(TCH)

6 komente në “1 miliardë dollarë borxhe nga biznesi, 35 % nga kompanitë e naftës dhe kumarit”

  1. Viola says:

    E pa falshme per Ministrine e Financave dhe anministraten tatimore ,mungon ndjekja dhe kontrolli i probkemeve.Qeveria duhet ti shkunde mire keto sektore.

  2. Toni says:

    Cdo vit ka pasur amnisti fiskale dhe borxhi njesoj. Administate e paafte e padeshire per pune. Bejne gjoja. Turp.

  3. tomorraku says:

    Kur une nuk paguaj ne kohe faturen e dritave apo te ujit me rritet kamata per cdo dite , ndersa telefoni e ka zgjidhur se e pret nji dite pasi ka kaluar afati i pageses , por keto tatimet si qenkan treguar kaq duarleshuar ? apo i kane mbushur duart e xhepat e tyre se per ato te shtetit ka kush mendon ! Tashti mbetet qe t’ja u falni sic beni gjithmone ! Sekuestroni pasurit e tyre dhe jepjani popullit qe mbeti tere jeten i varfer !

  4. bekim says:

    kompanite qe fitojne dhe qe po shkaterrojne ate vend (karburantet qe e dine te gjithe sa shtrenjte dhe cilesin dhe bixhozi ),futi nje falje se ju takon
    shtet legen kudo ne bote vetem zyren e taksave e kane frike se nuk ka pordhe me ta ne Shqiperin tone tallin leshte

  5. Lili says:

    Po sikur te kishim shtet e whteti te vendos sekestrimin e kompanive edhe shitjen e tyre apo shtetesimin e tyre,si ne cdo vend te botes ndoshta keto bizness ne bizness planin e tyre nuk do “harrojshin”me pjesen paret per shlyerjen e tatimeve.
    Eshte nje form korruptioni falja e borxhit,kur vetem oligarket perfitojne nga falja e jo njerezet me nje bizness sa per buken e gojes.

  6. Brahoo says:

    Hyn tek ideja e taksimit progresiv; Kush vjedh shum nuk paguan asgje,ndersa fukarenjt i paguajn te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje