I shoqëruar nga Kryebashkiakja Floriana Koka dhe deputeti i zonës Alket Hyseni, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi fazën përfundimtare të punimeve që Autoriteti Rrugor Shqiptar po kryen në hyrjen e qytetit të Sarandës.
Projekti parashikon rikonstruksionin e aksit rrugor Ura e Gajdarit deri në hyrje të qytetit të Sarandës dhe ka vlerën financiare 280 milion lekë të reja. Aktualisht ka përfunduar edhe asfaltimi dhe është hapur qarkullimi i lirë për mjetet.
“Jemi këtu në rrugën hyrëse të Sarandës, një vepër kaq e rëndësishme që zgjidhi një problem shumë vjeçar për qytetin. Një vepër e financuar nga qeveria shqiptare e cila tashmë është e hapur për lëvizjen e trafikut me të gjitha parametrat. Besoj brenda një muaji siç edhe nga komunikimet e fundit që kam bashkë me Autoritetin Rrugor dhe me kompaninë zbatuese, kjo rrugë do të jetë plotësisht e përfunduar me sinjalistikën përkatëse dhe me të gjithë veprat që i përkasin”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Punimet për këtë investim në infrastrukturën e qytetit bregdetar nisën në muajin Gusht të vitit të kaluar.
Brenda një muaji parashikohet që të përfundojnë edhe trotuaret dhe sinjalistika përkatëse e këtij segmenti.
Mire ben qe nderton hyrjen e qytetit por kur te shkosh ne brendesi dhe te shikosh ato ndertime kaotike do te thuash o gad a ka patur ndonjehere ky komunitet k/bashkie.
Eshte aq qesharak sa nuk mund te rrish me shume se 2 dite , te duket vetja sikur do te privatizojne kur shikon ate babezdi kafsherie qe eshte materializuar ne ate vend te mrekullushem qe i ka dhuruar natyra.
O Gjiknur , po cju kercit sarandezeve per uren e gadarit , ore shkateruat gjithe Saranden me arsyen se do sillnit uje , uji i pamjaftueshem , shqyeni guret karakteristike te rrugeve dhe shkalleve dhe i zevendesoni me ca mermere qe do thyejn qafen mileti , keto verejtje i kam dhe per Kryetaren e Bashkise , te perkedheluren e Koco kokloqes , ai e solli , dhe tani na tregoni uren e gaidarit ?? Cu kercet sarandezeve per uren dhe rrugen egajdarit , ujrat e zeza qe derdhen ne det i keni regulluar ?? Uje ka ne mos 24 , 12 ore a ka ?? Shkallet dhe bulevardet i keni regulluar ?? Keto do shikojne turistat qe do vine dhe jo rrugen e gajdarit . Dhe kie parasysh qe turistet qe vijne ne Sarande jane me tepar kureshtare se sa turiste te mirfillte , te pakten ata qevijne nga deti ( Korfuzi ) hedhin nje sy , po u pelqeu ?? Vine ne menyre te regullt , po nuk u pelqeu ikin nga syte kembet, dhe ti o Gjiknur na tregon rrugen e gajdarit, Edi na ngopi ne maketa , kam pare kaq shume maketa nga Rama , sa nuk kame pare ne jeten time . Mu ngopen syte maketa . Regulloni nje here Saranden brenda , pastaj reth e rotull ……..tung
Gjiknur , po ajo rruga hyrese ne Vlore a ka ndonje shprese te mbaroj ??
Sela
Gje e mire eshte te rregullosh hyrjen e qytetit,por akoma me mire eshte te fyrnizosh qytetin turistik me uje ne menyre te rregullt,dhe te krijosh vende per parkingjet e makinave,jo te administruara nga privati qe te mer nga 300-1000 leke te reja per veture,por nga bashkia qe i a ka bere nenen Sarandes ne keto 20 vitet e fundit.Ne vere kur ben shetitje ne Sarande te meret fryma nga zagushia sepse ish qyteti i bukur me ajer e lule eshte kethyer ne nje burg duke pasuruar kryetaret e bashkive majtas e djathtas me leje ndertimi pallatesh pa asnje kriter.PROKURORIA me shtetin duhet te hetoje perputhjen dhe mosperputhjen e dhenies se lejeve te ndertimit me planet urbanistike te mirtuara nga KRT e Republikes.Aty ku ka shkelje,te prishen pallatet dhe te demshperblehen nga ish kryetaret e bashkive,dhe investitoret e pangopur qe kane ndrtuar per fitime dhe jo per te rregulluar qytetin.Zoti Kryeminister ju po rregulloni shume qytete,lutemi te shikoni dhe ish qytetin tone me te bukur bregdetar SARANDEN duke vene dore ashtu sic dini ju te veproni.
Sela
Gje e mire eshte te rregullosh hyrjen e qytetit,por akoma me mire eshte te fyrnizosh qytetin turistik me uje ne menyre te rregullt,dhe te krijosh vende per parkingjet e makinave,jo te administruara nga privati qe te mer nga 300-1000 leke te reja per veture,por nga bashkia qe i a ka bere nenen Sarandes ne keto 20 vitet e fundit.Ne vere kur ben shetitje ne Sarande te meret fryma nga zagushia sepse ish qyteti i bukur me ajer e lule eshte kethyer ne nje burg duke pasuruar kryetaret e bashkive majtas e djathtas me leje ndertimi pallatesh pa asnje kriter.PROKURORIA me shtetin duhet te hetoje perputhjen dhe mosperputhjen e dhenies se lejeve te ndertimit me planet urbanistike te mirtuara nga KRT e Republikes.Aty ku ka shkelje,te prishen pallatet dhe te demshperblehen nga ish kryetaret e bashkive,dhe investitoret e pangopur qe kane ndrtuar per fitime dhe jo per te rregulluar qytetin.Zoti Kryeminister ju po rregulloni shume qytete,lutemi te shikoni dhe ish qytetin tone me te bukur bregdetar SARANDEN duke vene dore ashtu sic dini ju te veproni.Publikoje mor i hutuar !