“Shell”, kërkime në Shpirag. Gjigandi botëror i naftës, plane për të investuar miliarda dollarë në Shqipëri

11 Maj 2018, 19:56Ekonomia TEMA

Përfundimi i gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit pritet të sjellë rënien e investimeve duke frenuar rritjen e ekonomisë. Por Shqipëria mund të ketë një alternativë për të dalë nga kjo situatë. Ajo është Shell, gjigandi botëror i naftës.

Pak vite më parë ne patëm në një zbulim në Shpirag.

Dhe në atë kohë ishim përpara një pyetje.

A ka mjaftueshëm naftë të prodhueshme apo jo?

Aktualisht jemi në fazën e vlerësimit.

Jemi duke shpuar një pus të ri, i cili deri në fund të këtij viti do të na japë përgjigjen përfundimtare të kësaj pyetje.

Nëse rezultatet do të jenë pozitive, atëherë ne do të nisim menjëherë fazën e zhvillimit.

Në këtë fazë do të shpohen shumë puse dhe do të ndërtohet infrastruktura prodhuese dhe ajo mbështetëse”, tha për Top Channel, Rohan D’Souza, drejtor i Shell, Shqipëri.

Sipas drejtorit të Shell në Shqipëri, nëse rezultatet do të dalin pozitive atëherë Shpiragu do të shndërrohet në investimin më të madh Shqipëri.

Por me gjithë optimizmin e lartë, drejtuesit e Shell mbeten të matur.

Bëhet fjalë për disa miliarda dollarë , të cilat do të investohen brenda një kohe të shkurtër.

Në këtë moment nuk mund të them një numër të saktë, pasi jemi duke pritur rezultatet e testimeve.

Ne jemi shumë optimistë.

Kjo është edhe arsyeja që jemi këtu dhe po vazhdojmë të investojmë.

Por në biznesin e kërkimit të naftës nuk je asnjëherë 100 për qind i sigurt pa patur rezultatet përfundimtare”, thotë drejtori i SHELL.

Për shkak të çmimeve të ulëta të naftës gjatë viteve të fundit. Shell ka pezulluar investimet në kërkim nafte në shumë vende të botës. Në Shqipëri kompania vazhdon të investojë, por I kërkon qeverisë më shumë qartësi.

Në këtë moment ka disa paqartësia apo përplasje të ligjeve fiskale.

Ne kemi një kontratë që përcakton një kuadër të caktuar fiskal, ndërkohë që administrata tatimore vepron në bazë të ligjeve të saj.

Pra ka nevojë të qartësohet se cili ligj do të zbatohet. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, shprehet D’Souza.

Shell është kompania e 6-të më e madhe e botës.

Vitin e kaluar ajo arkëtoi 305 miliardë dollarë të ardhura, një shifër 25 herë më e madhe se gjithë prodhimi kombëtar i Shqipërisë.

16 komente në ““Shell”, kërkime në Shpirag. Gjigandi botëror i naftës, plane për të investuar miliarda dollarë në Shqipëri”

  1. Monitor says:

    Dear Shellsa!
    Go more than 5000 m underneath, and than you will be happy! It will change the life of Albania! Please don’t step back! Love Albania and its people!

  2. Mos e pesojme si Gulf se te gjithe hajdutet e huaj bashkepunojn me hajdutet turkoshak.
    Kemi vite qe genjejme veten ose genjejne trushplaret per nje tuf votash.
    Sikur e shpoi salicevici nji pus si puna e enverit.

  3. Info says:

    1-Shell eshte kompania me e madhe ne bote
    2-Kompania meme u shperbe pasi dha urdher gjykata e larte amerikane,por pronari i saj,rokfeler( nje nder njerzit me te zgjuar qe ka pare ky planet,por edhe nje kriminel me plotkuptimin e fjales),krijoi gjashte nenkompani,nje nder to dhe shell,po ti mbledhesh te gjashta bashke,behen kompania me e madhe ne bote.
    3- Grupi meme i shellit ben xhiro nja 10,000 shqiperi ne vit( te pakten).
    4- Me pllanet vemi mirëë…kemi reallizuar 103%( na buke misri 10 muaj ne vit)
    ( per ata qe dine…ia kemi borxh shellit nentoken)

  4. KORÇARI says:

    Po hyri SHELL në Shqipëri do bëhemi si venezuela, pra 10 familje (ata që do shesin tek SHELL) do jetojnë si mbret ndërsa kusuri në kasolle pë dërrase

  5. Vezhguesi says:

    Shitjani edhe Shellit, duke mos e detyruar te zbatoje ligjin shqiptar te taksave. Njelloj apo me keq se me vendburimet ekzistuese.
    Turp, dhe krim i papare.
    Po c’jane keto miliarda qe permendni more. A rrjedh ndonje gje ne xhepat e shqiptareve? Servilizem I papare. SHELL arketon 305 miliarde vitin qe shkoi, artikullshkruesi gezon shqiptaret me lugen bosh.
    Ai qe e ka shkruar artikullin eshte matrapaz, e kerkon te bindi shqiptaret e qeverine t’i japi Shellit naften falas.
    Sa per kerkimet qe thote Rohan D”Souza, po i kujtoj lexuesve se fillimin e kerkimeve ne Sqepur e beri Instituti Gjeologjik i Naftes qe me 1985-87. Dhe po te vazhdonte me ato rritme, Sqepuri do ish sqaruar aty nga 1992-1993 me siguri. Po ja qe erdhi ne pushtet Sali Berisha qe jo vetem s’e cau koken per vazhdimin e kerkimeve, ruajtjen e aseteve teknike e shkencore te naftes, po si ai edhe pasardhesit, makute te dy palet, e shiten naften per 5 qindarka te qelbura qe shkuan ne xhepat e mafiozeve ne qeverine e momentit.
    Mero, te lutem me thuaj kush e ka bere kete artikull me qellim te mbrapshte, te justifikoje ne opinion ndryshimin e kontrates egzistuese.

  6. Al says:

    Per te kerkuar per nafte nuk ka nevoje per te investuar miliarda.
    pse beni kot propagande.

  7. Niku says:

    Po ca pusesh po cponi ju e legena ju i keni gjetur gati i dinit ku ka nafte na erdhi shelli e holli fall ka naft ne shpirag…. ahhhh i zente kanceri politikanet e femijet e tyre… atyre qe ne 30 vjet na shkatruan familje e dinjetet bashke me gazetar qe kane 30 vjet… urim nga shpirti kanceri ju hengert e u kurofshi deri sa tju dali shpiri me vuajte ne spitalet e evropes e amerikes… se jua paguan shelli shpenzimet… ri e mendohem kushe shtet evropian ka kete nafte e pasuri natyrore si shqipria bota e trete ne evrope…

  8. tarasi says:

    Plane ,plane ,plane , plane shikojme ama investime gjekund , na shurdhuat me bla bla bla , kot nuk thone nga e thene , ne te bere , te ndan nje mal i tere …..

  9. tagriu says:

    ça i duhet popullit se sa investon Shell. shqiptari do te dije nese do mbetet ndonje kacidhe ketu. per kete ja vlen te shkruani, o gazetare!

  10. H says:

    Edhe ju shpresoni de do jua dhuroi juve miljardat e dollarëve. Do nxjerrin naften, do shkatërrojnë ambjentin , punëtorëve do ju japin një rrogë mizerje dhe do pasurojnë ndonjë politikan të korruptuar. Pastaj ata do largohen , populli do të jetë më keq se përpara kurse fëmijët e politikantit të korruptuar do të shesin pordhë në internat bashke me gruan apo dashnoren e tij si pasanikët e shqipërisë. Derisa të ketë ligje ndërkombëtare dhe transparencë nuk duhet të bëhet asgjë.

  11. Bushi says:

    Shpiragu,ka mundesi te jete nje nga vendburimet e naftes,gjigand.Ky eshte fat i madh per shqiperine,se do kete nje rritje te paparashikuar te ekonomise,te ritjes se mireqenjes.Por ka nje te keqe,se firmat e medha boterore siç eshte SHELL,ne radhe te pare ata mendojne per vehten e tyre, se sa per shtetin dhe popullin tone.Ata qellimisht e thone per sqarimin e ligjeve fiskale.Ata duan te fitojne me shume sa duhet.Per kete qeveria e jone,specialistst shqipetar,nuk duhet te lejojne qe ta rrembejne naften shqipetare per interesat e lukunise te huajve.Nga kjo,shteti yme ka vuajtur,duke perjashtuar kohen e diktatures,qe u zbuluan dhe u vune ne sherbim te zhvillimit te ekonomise shqipetare,shume vendburime nafte.

  12. alto says:

    Beni nje kerkim per SHELL se si e ka shkaterruar Ecuadorin ,ku merr naften dhe prish gjithe tokat per 100 vjet dhe kanceri qe le pas nder njerez nuk ndalet ne femije dhe te rritur. Pasojat ndihen pas ne popullsin e asaj zone.

  13. Zzzzzz says:

    DHE PASTAJ SE DOLI NAFTE ….????….LIKJA SALIU,LULI,RAMA E GJITHE DOBICAT E KURVAVE (POLITIKANE E USHTARET E TYRE ) DO TE FITOJNE POPULLI ME GISHT NE GOJE….!!!!!????

  14. beni says:

    Naftë ka edhe Nigeria por s’është për popullin është vetëm për politikën,populli jeton si në mesjetë!

  15. Kuq e zi says:

    Shell eshte mesuar te haj e vetme kurse keta
    tanet jane mesuar qe cdo kompani qe vjen te kete nje kompani shpk si bisht
    Kjo eshte mos dakordsia me shell

  16. Eagle says:

    Bunkers e Shkaterroi myzeqene e helmoi token dhe ujin.Shell do shkaterroi zonen e Beratit.Me keto pasuri qe kemi ne nuk duhet te merrnim borxhe por te jepnim por ne kemi politikane vegla qorre ne Duart e Amerikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール 金額 シリコーン人形の配置158cmホットレディ本物のシリコーンセックス人形

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje