Fibank Albania po rritet me degë të reja

25 Maj 2018, 19:57Ekonomia TEMA

Si pjese e strategjise per zgjerim dhe rritje te biznesit ne Shqiperi, Fibank do te hape dege te reja gjate vitit 2018. Aktualisht banka i sherben rreth 40 mije klienteve ne te gjithe vendin me nje rritje te ndjeshme ne te gjithe indikatoret e biznesit.

Fibank e ka hapur tashme nje dege te re ne Rrugen e Kavajes, Tirane dhe dega e ardhshme do te hapet brenda pak ditesh ne Lezhe.

“Zemra e kompanisë sonë janë degët tona ne sherbim te individeve e bizneseve”, thotë Bozhidar Todorov, CEO i Fibank Albania. “Ne jemi një banke dinamike me vendimmarrje shume te shpejte, me produkte e sherbime fleksibel te pershtatura per cdo tip klienti.

Por ende nuk jemi në rrethe si Lezha, Lushnja, Saranda dhe të tjerë. Tani që po planifikojmë të zgjerohemi edhe në rrethe të tjera, do të punësojmë punonjës të rinj dhe do të ndihmojmë individet e bizneset e vogla në këto fusha.”

Fibank Albania po zgjerohet ne tregun Shqiptar me mbeshtetjen e fuqishme te Grupit rajonal Fibank. Strategjia e zgjerimit synon punesimin e kapaciteteve profesionale, kredidhenien dhe suportin per bizneset e mira si edhe ofrimin e te gjitha produkteve e sherbimeve bankare per klientet individe.

Ne vitin 2018 pritet nje vazhdimesi e zhvillimeve pozitive dhe nje rritje e metejshme e bazuar ne perpjekjet e vazhdueshme ne ofrimin e produkteve inovative dhe te pershtatura per çdo tip klienti

2 komente në “Fibank Albania po rritet me degë të reja”

  1. lili says:

    Fibank….
    Cudia e radhes n’albanistan…

    1. Lutjana says:

      Fibank eshte banke bullgare qe operon ne Shqiperi prej shume vitesh. Fibank ne Bullgari eshte nder 3 bankat me te medha nder 30 banka qe operojne ne kete vend.
      Banka rajonale Fibank ka rreth 5 miliarde Eur asete.
      Fibank ne Shqiperi ka rreth 150 punonjes te kualifikuar dhe u sherben rreth 40mije klienteve.
      Tani po zgjerohet me dege te reja dhe do te punesoje njerez te rinj duke ndikuar pozitivisht ne vend.
      Cfare eshte cudia ketu??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje