Cilësia e dobët e punimeve, Ahmetaj: Auditim të plotë gjithë investimeve, përgjegjësit do përballen me drejtësinë. Balla i përgjigjet kryebashkiakes së LSI

29 Maj 2018, 13:46Ekonomia TEMA

Llogaridhënia Publike e Qeverisë vijoi në qytetin e Prrenjasit, ku Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, zëvendësministrat e Drejtësisë, të Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtorët e përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe ai i OSHEE, sëbashku me deputetin e zonës Nuri Belba iu përgjijën pyetjeve dhe kërkesave të banorëve.

Gjatë llogaridhënies disa banorë të qytetit të Prrenjasit ngritën shqetësimin: “megjithëse Qeveria Rama ka investuar në qytetin tonë në sheshe, rrugë, shkolla, qendër kulturore vetëm në 3 vitet e fundit, bie në sy se cilësia e punimeve në këto investime është shumë e dobët”.

Lidhur me këtë shqetësim të drejtë të banorëve, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh se ai di të vendosë në lëvizje inspektimin financiar për një auditim të plotë të të gjitha investimeve të bëra në Prrenjas dhe personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla iu përgjigj edhe pretendimit të Kryetares së Bashkisë së Prrenjasit për coptimin e ujësjellësit, pretendim i cili sjell pashmangshmërisht rrezikimin e një investimi prej 7.7 milionë euro të Qeverisë Gjermane.

“Përpjekja e Bashkisë së Prrenjasit për të copëtuar në pjesë ujësjellësin, e imja e jotja, është një “luftë” me mullinjtë e erës, përpjekje pa kuptim. Unë i bëj thirrje kryetares që të heqë dorë, sepse kjo nuk ndodh.

Marrëveshja është firmosur nga vetë Bashkia Prrenjas, Bashkia Librazhd, Qeveria shqiptare dhe ajo Gjermane, e në fund ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Nuk mund t’i çojmë ne dëm 7.7 milion Euro të qeverisë Gjermane në sherrin e kryetares apo kujdo tjetër se kush do të bëjë tenderin e ujësjellësit.

Dhe sa për dijeni, nuk e bën as bashkia Librazhd as ajo e Prrenjasit, e bën Drejtoria e Përgjithshme e Kanalizimeve nën lupën e standardeve të Kfë. Shtoj këtu edhe 3 miliard lekë që ka miratuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ujin e pijshëm të Rrajcës, investim që duhet të fillojë së shpejti.

Miqësisht i them mikes time Mirandës se kjo historia për të çarë ujsellsin në gjysma nuk ka gjasë të ndodhë, pa realizuar investimin.

Shqipëria duhet të shkojë drejt një trendi tjetër ku pas disa vitesh do të ketë vetëm një kompani ujësjellsi në Qarkun e Elbasanit apo më gjërë në nivel rajoni e që të kujdeset që uji shkon në cdo shtëpi, në cepin më të largët”, deklaroi Balla.

3 komente në “Cilësia e dobët e punimeve, Ahmetaj: Auditim të plotë gjithë investimeve, përgjegjësit do përballen me drejtësinë. Balla i përgjigjet kryebashkiakes së LSI”

  1. Taulanti kërkon një motër says:

    Taulant ! Si ka mundesi Taulant!
    Te ndodhin keto ne zonën tende?
    Dhe ti te mos kesh fare dijeni Taulant!
    Si la mundesi qe ti nuk ke degjuar as kryetarin tend qe te jesh me afer bazës Taulant!
    A mos vallë e gjitha eshte nje show ??
    ( per Arben Nanon ( Ahmetaj) ça te thuash?
    Ai me pushime ka qene e per piknik ka dalë!

    1. ata te dashunit says:

      Taulanti , dashnori i Meros.Mos se bahet xheloz Ahmetaj?

  2. raul says:

    po shkaterrimin perfundimtar te rruges Shkozet -shijak nga firma qe shtriu linjat elektrika kabllore jashte cdo kriteri duke demtuar tabanin e nje rruge te ndertuar para 70 vjeteve dhe duke nxjerre guret ne rruge. Sot ajo rruge nuk mund te ndertohet me sic ka qene kurre, pra nje investtim qe i shkaktoi nje dem te madhe komunitetit dhe banoreve te 2 bashkive te medha Durresit dhe Shijakut. kjo rruge eshte kthyer ne gjendje te mjerueshme qe nuk gjendet as ne somali ku behet lufte civile nje simoter e saj,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje