Lame: Prag katastrofe, 80% e pronave të regjistruara gabim!

30 Maj 2018, 23:16Ekonomia TEMA

Kreu i ALUIZN-it, Artan Lamë deklaroi se situata kadastrale në Republikën e Shqipërisë është në pragun e katastrofës. Lame teksa evidentoi disa nga problemet që lidhen me pronat, theksoi se rreth 80 % e pronave janë regjistruar me probleme, ndërsa shtoi se ato do të duhet të riregjistroheshin.

“Në një mënyrë apo në një tjetër, ndërtuesi nga pikëpamja e ndërtimit është pronar i objektit. Nuk ka raste të pazgjidhshme. Administrata bën këtë gjë. Rast më i vështirë ka qenë ai i pallateve Hawai. Për këto pallate duhet të behet një vlerësim. Në Tirana ka edhe 8 kate shtesë.

Pra Bashkia e ka ditur që në ditën e parë që po behet shkelje, pra të gjithë kanë mbyllur sytë. Për problematikat e lejeve dhe ndryshimet që po bëhen tek legjislacioni. Që ka ndërtime pa leje, ka sa të duash. Shko edhe në Zvicër, edhe atje do e gjesh një penxhere pa leje.

Me një administratë me probleme, me gjithë problemet e Shqipërisë. Një subjekt që na e ka sjell në majë të hundës. Më erdhën një herë banorët e atij pallati dhe unë i thash; pse se merrni atë ndërtuesin e çojeni tek mali me gropa, ta kërcënoni. Ai i gënjente, ua shtynte, u shpëtonte.

Ndaj s’mund të thuash se këtë do e mbyll për dy javë. Problematika e hipotekave, ndryshe termi kadastër. Kam guximin dhe kurajon si shtetar dhe qytetar që të them se situata kadastrale në Republikën e Shqipërisë është në pragun e katastrofës. Në Shqipëri ndodh që qytetarët kanë 25 vite që kërkojnë të regjistrojnë pronën, dhe shteti se bën dot këtë.

Në këtë mangësi shekullore, shteti shqiptar se ka mbaruar këtë proces. Hartografia e vendit është pas investimeve çerekshekullore, pas një lumi parash të hedhura, janë të gjitha në masën, siç thonë Banka Botërore, rezulton se 80 përqind e pronave janë regjistruar me probleme. Që do të thotë se duhen të risaktësohen. Mbi këto prona bëhen transaksione, sherre, shamata.

Plus një hartografi katastrofike. Plus mosdashjen brez pas brezi për mos ta pranuar situatën. Kjo është situata, s’mund të mbyllim sytë. Kryeministri e ka thënë disa herë për reforma që po bëhet në fushën e pronësisë”, tha Lame ‘Opinion’ në ‘News24’ .

Pallatet

Lame tha se pallatet që nuk arrijnë të legalizohen kanë shumë probleme dhe janë shkelur ligjet. Ai tha se pallatin duhet ta legalizojë ndërtuesi dhe jo banori. Sa i përket pyetjes nëse do ketë amnisti për këto pallate, Lame tha e amnistia është bërë kohë më parë.

“Amnistia është bërë kur shteti tha se nuk do paguani tarifat dhe nuk do penalizoheni për nxjerrjen e lejeve, por shkoni bëni letrat dreqi ta hajë. Ai ligj i vitit 2006 u bë për show politik. Nuk duhet të harrojmë që një pallat që nuk regjistrohet dot ka shkelur ligjin. Pra është marrë për 600 metra leje dhe është bërë për 800 metra. Është marrë për 8 kate dhe ka bërë 10 kate. Pra ndërtuesit kanë shkelur ligjin.

Në fund të historisë kemi shkelur ligjin për 25 vite. Pronar i objektit është ai që ka ndërtuar, se m’u kujtua ajo shprehja ”Dukagjini zbret nga mali, merre tokën që ta fali”. Pra duhet ta legalizojë ndërtuesi dhe jo banori pallatin. Ne po mësojmë edhe rregullat edhe hilet. Të gjithë kemi faj, sepse ne kemi parë ekstreme. Ne kemi parë ndërtues që gënjejnë qytetarët edhe neve. Ka edhe qytetarë qiraxhinj që vijnë deklarohen si pronarë. Ka ndërtues që një 1 apartament ja kanë shitur 2-3 personave”– tha Lame.

Ndër të tjera, kreu i ALUIZNI u shpreh se procesi i legalizimit të ndërtimeve është procesi më i komplikuar, pasi hyjnë në mes shumë faktorë.

“Një ndërtues që ka mashtruar qytetarët shkon në bashki dhe merr leje tjetër për të ndërtuar. Pra ky do bëhet hall për qytetarët dhe për qeverinë. Ne kemi bashkëpunuar me bashkinë për listat. Në listën e parë ka ndërtues që nesër do vijën të thonë patjetër hajde ta bëjmë.

Është procesi më i komplikuar dhe është për të bërë libër. Realisht mund të jetë një nga procedurat më të komplikuar. Hyjnë në mes ndërtuesit, pronarët, qytetarët, qerexhinjtë, pronarët e truallit etj. Janë minimalisht tre palë në mes. Diku hyjnë edhe bankat pasi janë vënë koletarel. Unë mendoj se këtë situatë mund ta zgjedhim bashkërisht”- tha Lame.

11 komente në “Lame: Prag katastrofe, 80% e pronave të regjistruara gabim!”

  1. Aha, tha Nastradini says:

    Ky viktima e sistemit te ripjelljes dhe me pare te bandes se hajdareve sikur kishte nje ultimatum dhe sekret per ata pronaret qe skane shlyer detyrimet..u ba plot nje vit dhe nje jave…dhe tani, na doli nje problem tjeter: 80% e pronave, vari l esh in…lol? albanistoni ne vidjo 60 sek…

    Le te shohim dicka me serioze qe e ka ne dore qeveria Rama apo ka pasur kohe 6-7 vjet ta zgjidh ket pune:
    Pse politkanet ,kane frike nga vetingu per politikanet.Pse nuk flet Rama per veting te politikaneve por vetem per viktimat e politikes,qe jane gjyqtaret, drejtoret, apo miltantet e partive ne detyre?

  2. Arben elmazi says:

    Futini ne burg te gjith hajdutet

  3. Jak Boston says:

    Enveri-Ramizi-Nano-Berisha-RamaMeta-Basha-Monika zinxhiri i politikaneve hajduto-kriminelo-tradhetareve te Shqiperise.
    Sikur edhe nje nga keta te jete ne pushtet ai vend nuk behet, imagjinoni qe sot keta jane te gjithe ne pushtet se si e ka marre tatepjeten ai vend.
    Komunizmi-Socializmi-Demokracia-Rilindja dhe leshelija jane nocione per te hutuar njerezit pasi kasta perfituese dhe sunduese eshte e gjithnje e njejta morrat e kuq te komunimit sllavo-ortodokse.

  4. Ben says:

    Kam shume respekt per Lamen.Do e quaja nder njerezit me te zote ne kete vend.Edhe fakti qe del e flet hapur per tmerrin e pronave tregon aftesine e tij dhe perkushtimin me te cilen po e kryen kete mision.Nuk jam dakord me asnje qe del e kritikon sic ishte nje gazete sot,kjo eshte arsye pse nuk ecen para ky vend,se kane vetem interesa te liga,dhe inatosen kur te tjeret punojne fort.
    Sa per pronat,te gjithe jane dakord qe esht nje mish-mash i vertete,dhe nuk esht fare e lehte te rregullohen.Te gjithe ata qe tallen me Lamen,sdo te benin dot as cerekun qe po ben ky zoteri.Sme intereson fare politika,as e di ca ngjyre kane kutite e votimit,por di qe ky njeri,ka marre ne dore te rregulloj nje paçavure,qe ka marre dhe jete njerezish pergjate viteve.Kjo tregon se Shteti keku ka munguar per nje kohe te gjate..
    Nje mur te brendshem nuk modifikoje dot ne Itali pa marre leje ne Municipio,Bashki.Ama,nuk konceptoje dot te beje kerkese per leje e te mos e merrje te drejten per pak kohe.
    Pra ketu,kemi individe te paskrupullt sa te duash,dhe Shtet qe nuk egziston.
    Prandaj me behet qejfi qe shume banore e kane tashme nje hipoteke te shtepise fale Artan Lames.

  5. Atdheu says:

    A mer z. Lame. Po per regjistrimet qe jane bere ne 1945 e ketej kush e ka fajin. Babain tim 80 vjec po e sillni verdalle qe kur keni mare pushtetin per zerin kadestral ne nje kohe qe e ka me vedim gjykate te ajo toke eshte truall. Dhe kjo eshte me qellim nga ana e qeverise qe ta vleresoj token me cmimin me te ulet. Perse luani me nervat e njerezve z. Lame.

  6. Drini Ahud says:

    Po me tokat e fshatareve perse nuk merresh apo fshati eshte i dores se trete.Te gjitha ndarjet dhe hartat e ligjit 7501 jane gabim apo te mbivendosura.Nuk ka burre nene qe te beje dokumentacionin hipotekar.Pre vitesh njerezit sorollaten per te dokumentizuar ate çka u kishte lene stergjyshi dhe po ligji dhe nuk munden.Dakort se katragjyshi kishte nje dokument por ne kete terren ligji u dhe toke te gjithe pinjolleve dhe keta s’rregjistrojne dot pronat ne emrin e tyre.Duhen rikomisionuar edhe nje here qe te vihet prona ne vend.Kush e ben kete;o shtet ku je?.

  7. £££££ says:

    Specialistët e këtyre hartave I degdisët për të shitur banane dhe pronat u matën me zhalonat e brigadierëve të bujqësisë.

  8. Frok Martini says:

    Ore sy krokodil, po kujt I tregon maskarslleqet e aluizmit, I ke dale zor, regulloje ,apo profesioni yt eshte te besh si gore ,si llapaqen I pandreqshem?!?!

  9. Lili says:

    Ahah,u gjet nje arsye tjeter per mospranimin n’evrope ku prona eshte e shenjte,alpha e omega e zhvillimit.
    Edhe krahatur tek pronat edhe duan evropdn politikanet tone!

  10. vaso says:

    Futu ne portalin “Shqiperia qe duam” dhe atje i zgjidh te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje