Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci dhe deputeti Vullnet Sinaj inspektuan kantierin e punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës.
Pas zgjidhjes së ngërçit të krijuar pak kohë më parë me punimet e projektit, aktualisht është asfaltuar një pjesë e segmentit Bypass-i i Vlorës-Peshkëpi-Gjorm ndërsa deri në vjeshtë pritet të përfundojë asfaltimi për të gjithë LOT-in e parë prej rreth 23 kilometrash.
“Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Është një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë dhe siç u informova nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, procedurat për dy lotët e tjera janë drejt përfundimit, do të thotë që brenda këtij viti ose le të themi maksimumi fillim vitin tjetër do të nisin punimet edhe për segmentet e mbetura”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Sipas tij, projekti do të përfundojë plotësisht në një periudhë kohore prej dy vitesh.
“Brenda dy viteve kjo rrugë do të jetë tërësisht e përfunduar dhe do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e Lumit të Vlorës, për zonën e bregdetit. Bashkë me zhvillimet e tjera infrastrukturore në Vlorë, me ato që po bën qeveria shqiptare do të krijojë një ndërlidhje shumë të mirë nga pikëpamja e mobilitetit, infrastrukturës dhe realisht do të sjellë një zhvillim ekonomik për të gjithë zonën”, nënvizoi Gjiknuri.
Segmenti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej afro 23 kilometra dhe shtrihet nga fshati Sherishtë deri në fshatin Gjorm. Segmenti i dytë 27.1 kilometra shtrihet nga Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos ndërsa segmenti i tretë prej 23.7 kilometra vazhdon nga Ura e Laskos-Qeparo & Ura e Laskos-Kuç. Këto dy segmente aktualisht janë në procedurat e fundit të tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Segmenti i fundit i rrugës është ai Peshkëpi-Selenicë-Superstradë me gjatësi 16.4 kilometra për të cilën Fondi Shqiptar i Zhvillimit po përzgjedh konsulentin dhe mbikëqyrësin e punimeve për të shpallur më pas tenderin e punimeve.
Damian, bashke me ate Vullnet Sinen, u more shpirtin atyre njerzeve me ate rruge. Mos na fol per rendesine e saj , por fol konkretisht se kur do te perfundoje, se linden e u rriten dhe, u dolen dhe qime te bardha njerzeve. Vullneti me ate inxhinerin tepelenas na thoshte ne nje emision ne Vlora 6+1 , emision shume i gjate, se perfundon ne 2023, sikur ishte ndonje hekurudhe ne alpet ne Apenine, pastaj nuk fliste dot se kur perfundonte, e na spjegonte se jane nderprer punimet se ish dimer e nuk behej asfalitimi se cilesia do te ishte e dobet. Keto jane pallavra, thoshte im ate. Ne qoftese nuk behej asfalitimi ne dimer qe kjo mund te ndodh vetem ne Shqiperi, le te behej traseja deri ne Kuç qe te ishte gati, por dhe ti hedh deg me dege deri sa te perfundoje dhe ky katervjeçar, jo loti pare, jo loti dyte, jo loti trete. Keni burreri? Zgjidheni problemin se jeni qeveri e nuk jeni qytetar i thjeshte. Ndertojen shpejte rrugen dhe aeroportin se kjo eshte mireqenie e populli i asaj krahine nuk u kerkon buke si pretendojne opozita ne Tirane. Rruga e aeroprti eshte buke, punesim, eshte qumesht, kos e dhalle, se mos e ngateron me Llalen se nuk i dihet traga, mori arratine. Bejeni se Fatmir Toçi u turperua sa do u mundua se do te kujtoj dhe ironine e nje plake kuçiote qe s’ka rendesi emri kur shkoi Ramiz Alia ne festene Kurveleshit te 25 qershorit ne Kuç; Dolen e priten Ramizin plakat veterane e nenat e deshmoreve te rrepet e Buronjave dhe duke e perqafuar, njera i thote: “je lodhur, te keqen nena, se eshte rruga tere gropa”….Ishte fjala qe kish filluar asfaltimi dhe s’po perfundonte, zvarritej. Keto jane punet e qeverise, i tha ai, i di Adili. Jo, te keqen nena , i pergjigjet ajo, se nje llaf i yti e urdheron Adilin. Prandaj mos e beni histori dhe juve si atehere. Sot po çahen malet e jo me ajo cope rruge.