Mesdheu mund të shndërrohet në një “det plastike” paralajmëroi Fondi Botëror i jetës së egër (WWF) ditën e premte me anë të një raporti I cili bënte thirrje për masa për pastrimin e një nga deteve më të prekura në botë.
WWF tha se Mesdheu ka nivele rekord të mikroplastikës të cilat paraqesin një kërcënim serioz për jetën e njeriut.
“Përqendrimi i mikro-plastikës është gati katër herë më i lartë” në Mesdheun në krahasim me detin në vende të tjera të botës”, thuhej në raport.
Problemi, si në të gjithë botën, është thjesht se plastika është bërë pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme, ndërsa riciklimi përbën vetëm një të tretën e mbeturinave në Evropë.
Plastika përfaqëson 95 për qind të mbeturinave lundrues në Mesdhe dhe në plazhet e saj, me shumicën që vjen nga Turqia dhe Spanja, e ndjekur nga Italia, Egjipti dhe Franca, shkruhej në raport.
Për të trajtuar këtë problem, duhet të ekzistojë një marrëveshje ndërkombëtare në mënyrë që të zvogëlohet hedhja e mbetjeve plastike dhe për të ndihmohet në pastrimin e rrëmujës në det, tha WWF.
Të gjitha vendet rreth Mesdheut duhet të rrisin riciklimin, të ndalin përdorimin e plastikës me një përdorim dhe shmangin përdorimin të mikro plastike në detergjentë ose kozmetikë deri në vitin 2025.
Industria e plastikës vetë duhet të zhvillojë produkte të riciklueshme dhe kompostuese të bëra nga lëndë të para të ripërtëritshme, e jo kimikate që rrjedhin nga nafta.
Gjithashtu individët duhet të luajnë rolin e tyre duke bërë zgjedhje personale të tilla si përdorimi i krëhërve apo enëve të kuzhinës të bëra prej druri, dhe jo nga plastika, tha WWF.(scan)
Trecerekun e qeseve ne Mesdhe i hedh Homo Albanicus! Vetem ne Shqipetaret mendojme se po ti hedhesh qeset, plehrat, kermat ne lume, i merr lumi e zhduk. Nuk e dine ende shqiptaret se lumi derdhet ne det, e ato plehra aty do ngelen e do i hame prape me peshkun, me mishin qe hame e ujin qe pime! Tmerr gjendja e plehrave ne Shqiperi!!!
ESHTE MIRE TE NDALOHEN PRODHIME E QESEVE PLASTIKE . BESOJ SE ESHTE E VESHTIRE , SE ESHTE BISNESE.p sh,MATEO RENZI NE ITALI FUTI NE PERDORIM QESET E VOGLA PLASTIKE PER KASTRAVECIN .NUKE LEJOHEJ QE KASTRAVECI TE MBAHEJ NE DORE..KESHTU RA DAKORT ME MINISTREN BOSKI.KJO SA PER QEVERINE ITALIANE.
TE GJITHE QEVERITE BEJNE SI PUNA E RENZIT.NJERI KA FRIKE KASTRAVECIN. TJETRA KA NOSTALGJI PER PRASIN TE TJERET KANE FRIKE PER KUNGULLIN etj. duke u bashkuar te gjitha keta perime ,sjellin PLEHNAT QE JANE MATEO RENZI E KOMPANI.