Keni menduar të merrni me qira shtëpi për pushime? Tatimet: Kujdes! Ja rregullat e reja

13 Qershor 2018, 10:20Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të deklarojnë të ardhurat e përfituara prej tyre.

Përfituesi i të ardhurave (pronari i shtëpisë dhe apartamentit) është i detyruar që të paguajë tatim në burim në masën 15% të të ardhurave.

Në njoftimin e DPT-së thuhet se individët duhet të regjistrohen paraprakisht në drejtoritë rajonale përkatëse dhe të paguajnë tatimin jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm.

Deklarimet bëhen vullnetarisht dhe Tatimet ftojnë individët që të ligjërojnë të ardhurat e tyre.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Për një ecuri sa më pozitive të sezonit turistik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër edhe të masave që po zbaton, dëshiron t’ju bëjë me dije të gjithë atyre individëve, të cilët zotërojnë asete të tilla, si shtëpi apo apartamente dhe i ofrojnë me qira, të shfrytëzojnë të drejtën për të përfituar të ardhura të ligjshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton, se në zbatim të ligjit nr.8438 datë 28.121998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” neni 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%.

Gjithashtu, bazuar në pikën 2.6.4, të Udhëzimit të Ministrit të Financave, për të ardhura të paguara nga persona, të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e Tatimit mbi Burim për llogari të organeve tatimore shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin në masën 15% të të ardhurave, të realizuara jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është kryer pagesa.

Personat duhet të paraqiten pranë drejtorive tatimore përkatëse rajonale për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore.

Administrata Tatimore, nxit përmbushjen vullnetare dhe me korrektësi të detyrimeve tatimore, si për tatimpaguesit, ashtu edhe për individët.

Ajo ju siguron se do të ndërmarrë të gjitha masat, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por edhe për të lehtësuar realizimin e detyrimeve ligjore.(monitor)

14 komente në “Keni menduar të merrni me qira shtëpi për pushime? Tatimet: Kujdes! Ja rregullat e reja”

  1. Albi_I says:

    Pse nuk bejne tatimet marreveshje me Booking, AirBnB, couchsurfer, per ti mbajtur tatimet ne burim?!

    1. moni says:

      Sepse jo te gjithe kalojne nga airbnb apo booking.com. Madje shume pak kalojne nga keto platforma, shumica i gjejne klientet direkt os dalin ne rruge me celesa ne dore dhe 1 tabele.

  2. Xhike says:

    Morra
    Merrni tatimet e Naftes o hajdute
    Rropet popullin

  3. Xhike says:

    Po hotelet me. 5 yje 6%??
    Thefshi qafen o hajdute te popullit te varfer

  4. vlora.vlora says:

    na hengshit topet o ahmetaj i degjeneruari ,pse nuk pagoni per ato pasurite tuaja milioneshe o te korruptuar dhe kriminela

  5. luka says:

    Si shpjegohet hotelet 6%, familjaret 15%.

  6. tahir tangopi says:

    do marin leshte e Currit !

  7. Arben Hito says:

    Veprim me se Iduhur dhe do te thosha i vonuar.Te gjithe me Celesa ne duar dhe tabela ne qaf .Asnjeri prej atyre qe kan apartamente nuk paguan asnje detyrim ne shtet pa fol pastaj per drita dhe uje qe edhe kur e paguajn e paguajn me tarif familjare .Te gjithe duhet te kontribojne nga pak per ekonomin .

  8. vini says:

    Merrjani taksat se nga grin me cmime skandaloze pa asnje sherbim

  9. beni says:

    Qiraja kudo tatohet vetëm në kte lloj shteti kerkojn anarshi?
    Kush nuk deklaron qiranë ka sanksione deri në gjobë apo edhe në sekuestrim të pasurisë!!
    Doni shtet apo anarshi?

  10. E vertete says:

    Si te paguen tatimet kur ne plazhet e Durresit te mafiozit,Kryebashkiakut te Durresit,rrjedhin c’do dite ne det ujerat e zeza,dhe jane rruget dhe trotuaret me te pista te planetit tone.

  11. Andon beu says:

    Kur te kemi qeveri te drejte me fytyre njeriu do ti paguajme, tani kemi qeveri me fytyre kafshe e asnje lek si japim kafsheve.
    Pik tfala rroku

  12. Ali Peza says:

    Behet fjale per 15 euro ne 100.Ketu fillon efekti domino.Klienti ka per ta ngrene si gjithmone.Do rrisin çmimet.Nje takse me teper tani per pushime.Faleminderit qeveri.A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. s
    sex robot

    YourDoll株式会社 多くの人が女性のボディセックス人形を買うのは簡単ではないと思いますが、それはまったく真実ではありません。 あなたがそれを購入したいなら、インターネットはあなたの親友であり、あなたは確かにまったく問題なくそれを購入することができます。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje