Pas paralajmërimeve, 2100 subjekte turistike klasifikohen me risk

16 Qershor 2018, 15:40Ekonomia TEMA

Në kuadër të planit të masave të turizmit që po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Qendra e Thirrjeve informoi rreth 2,100 subjekte, që janë klasifikuar me risk për këtë sektor.

Subjekteve, iu kujtuan rregullat dhe detyrimet bazë, të tilla si: shitja e çdo malli apo shërbimi me kupon apo faturë tatimore, deklarimi i punonjësve, deklarimi i pagesave dhe tatimeve në kohë për t’u mos u penalizuar, deklarimi i vlerës reale të xhiros, por edhe detyrimi për të kryer pagesën.

Të gjitha subjekteve u është dërguar një email i personalizuar për t’u njohur me këto të drejta dhe detyrime, por gjithashtu janë kontaktuar nga punonjësit e Qendrës së Thirrjeve edhe përmes telefonit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të njoftojë vazhdimisht tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike,  mbi zbatimin me korrektese të legjislacionit,  si dhe për vetëdeklarimin sipas afateve.

Ne heret tatimet u kishin kujtuar subjekteve turistike te rrisnin deklarimet qe tu shpetonin kontrolleve./monitor/

1 komente në “Pas paralajmërimeve, 2100 subjekte turistike klasifikohen me risk”

  1. Poli says:

    Sa shume qekan lodh…. ne 5 mije subjekte kane nxjerre 2500 gjysma. Tamam analize risku. Dmth ku ishim asgjekundi duhet vajtur ke te gjithe. Po csistem idiot paskeni? Paaftesi totale e tatimeve. Ai i gjati sikur tha do shkohet vetem ke risku. Kush ja deshtuar atehere?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje