REPLIKAT/ Banori: Mos u bëj si Berisha, se je nip këtu. Rama: Mos e përmend, se po na turpëron

22 Qershor 2018, 18:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaruar gjatë dëgjesës në kuadër të ‘Llogaridhënies’ se janë 11 milionë euro në dispozicion të atyre që do të shpalosin projektet për agroturizëm.

“Në çmimin që mori sheshi ‘Skënderbej’ ishin dhe 25 finalistë me projektet e përzgjedhura, i Lungomares dhe i shëtitores së Himarës.

Kjo gjë flet për impaktin që këto projekte kanë jo vetëm për komunitetin, por edhe për imazhin e vendit tonë.

Kthesa në ekonomi dhe punësim ka nisur.

Turizmi është motori kryesor i zhvillimit. Fshatrave të Jugut po u japim atë që u ka munguar, imazhin e bukur.

11 milionë euro në dispozicion për t’u investuar për projekte individuale, familjare apo në grup për agroturizmin”, tha Edi Rama

Gjatë dëgjesës pati edhe disa debate mes banorëve dhe Ramës, për pronat, punësimet dhe probleme të tjera që i shqetësojnë, shkruan Report TV.

Ndërsa nuk munguan edhe batutat me banorët, pasi kryeministri është nip në Vuno.

Qytetarja:  Nuk po na jepet e drejta për kullotat për kopenë në Vuno, vetëm ne jemi

Kryebashkiaku Goro: U kemi dhënë përgjigje, nuk keni bërë procedurat e duhura, e kemi parë me kujdes cdo gjë

Rama: Ai po të jep përgjigje, duhet ta dëgjosh.

Po i shoh dokumentet, kjo nuk bëhet duke ndërprerë njeri tjetrin, na turpëron edhe Vunoin, na e nxjerr sikur është vendi i njerëzve me 39.

Mos na nxirr namin e keq. Të lutem se po e tepron.

Mos se do të thonë u zunë vunjotësit me njëri tjetrin.

Ca qengji urtë ti?! Ti paske edhe 300 të tjerë pas…

Do të shikojmë mundësinë që ta shpallim edhe gruan heroinë të punës, që të përballon ty.

Qytetarja: Kemi probleme me pronat, na i kanë marrë

Rama: Lesh arapi, që nuk e merr vesh i pari të dytin. Do të shikojmë letrat dhe në bazë të letrave, kujt i takon do i njihet e drejta.

Qytetarja: Kryetari i bashkisë është vetëm për njerëzit e tij këtu, jo për të drejtuar punën

Rama: Nëse toka është shpronësuar për interes publik shkruani te faqja, aty me fakte…

Qytetarja: Këtu e ke bërë plazhin, je rritur këtu…

Qytetari: Berisha më tha që Borshi nuk ka dalje në det, mos e bën si Berisha na ndihmoi edhe ne, se të kam njohur që të vogël.

Rama: Mos na e përmend, se është edhe ditë e premte, do të na prishësh muhabetin

(Një qytetare vijonte që të fliste ndërkohë që vijonte bashkëbisedimi me qytetarët)

Rama: Boll se na çmende…

10 komente në “REPLIKAT/ Banori: Mos u bëj si Berisha, se je nip këtu. Rama: Mos e përmend, se po na turpëron”

  1. Karikaturisti Karikaturon 1 Karikaturë Karakteristike says:

    BASHKEBISEDIMI LLOGARIDHENES ME QYTETARET:
    BOLL MU DREJTUAT DIREKT MUA SE ME ÇMENDET !
    SHKRUANI TE PORTALI http://www.shqiperiaqeduam.al DHE DO JU ZGJIDHI KESHILLTARI IM ENDRI FUGA.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨//\\ says:

    Mire se erdhe Enver djali se neve na meroi malli!
    Imagjino tani nje KM te BE, te Perendimit qe shkon e ben takime popullorce ne gjermani, itali apo france. Nuk bejn sepse takimet popullorce jane te zevendesuara nga institucionet e shtetit qe sherbejne si ndermjetes, percjelles dhe zgjidhes i problemeve te njerezve edhe ne cepat me te humbur te BE-se. Dhe perendimi i ka dhene rol primar institucioneve dhe forcimit te tyre per nje arsye, mosperqendrimin e pushtetit ne duart e nje personi, mosglorifikimin e nje personi, moskrijimin e kultit te individid perndryshe per cfare do na duhej sistemi demokratik i qeverisjes kur Mbreterite funksiononin shume mire si sistem i centralizuar i pushtetit ku Mbreti merrej me gjithshka. Por dalja e detyruar e Rames ne takime me njerezit ku diskutohet edhe riparimi i nje WC apo nje poci korenti ka nje arsye, ajo tregon qe ai nuk po ben dot shtet institucional, nuk po ngre dot institucione efikase qe te bejne ashtu sic duhet punen e tyre duke mos u bere pengese per zgjidhjen e probleme te njerezve. Kjo vjen sa nga paaftesia per te perzgjedhur njerezit aq dhe nga egoja dhe deshira e tij per te pasur gjitheshka nen kontroll duke mos i lene te tjereve qe ka nen vete te kene nje mendim te pavarur apo te pranoje keshilla dhe verejtje nga te tjeret. Njerez si Rama zakonisht duan rreth vetes bashkepunetore lepe-peqe te cilet ti ofendojne apo ulin e ti trajtojne si lecka kepucesh te cilet ti fajesojne per cdo deshtim nderkohe qe po qe fjala per merita nuk le njeri ti marri pervec vetes se tij. Problem personaliteti, problem egocentrizmi dhe megallomanie, problem i vendeve te vogla qe sundohen nga te tilla personalitete. Lideret autoritare mund te jene te vlefshem per pak kohe por problemi fillon kur ata e mendojne veten te pazevendesueshem dhe qe po i bejne nje nder kombit duke mos u larguar nga pushteti, dhe zakonisht kjo eshte ajo qe ndodh, shpresoj qe Rama ta kuptoje ne kohe problemin e te beje zgjidhjen e duhur qe mos ti heqi vetes edhe ato pak gjera pozitive qe i kane ngelur apo qe mendojme akoma qe i kane ngelur.

  3. Laku says:

    Shakaxhiu vazhon te talli trapin me popullin e uritur.

  4. Kulufi says:

    Te ka marre uria ty Laku? Te ushqej une o xhan, ti vetem hap gojen.

    1. Kopshtari says:

      O Kulo, po ti do e ushqesh apo do e kollofisesh ate me leqe ?
      Ku çan byth shteti per pula deti. Ai ju ben nder e ju degjon hallet, e keta i tregojn plazhin. Hajde mendje hajde, je dhe nga Vunoi pale.

  5. prizem says:

    Qente hum hum, Shqiperia vazhdon perpara.

  6. Laku says:

    Un kulufin e mbaj mend me morra,apo eshte bere Rilindas tani dhe ka bere leke me djersen e bythes.

  7. Gjigandi says:

    Vete emri Kuluf te thote se kush je

  8. Ideali says:

    Ky po e vjedh dhe po e shkaterron perfundimisht bregun me banden e tij te oligarkeve.Sjell me njerzit e Klosit te beje promovimin e turiamit dhe le nete te tera rresht pushuesit shqiptar pa gjume me muziken e shfrenuar qe s pushon nate e dite.Pika qe s i bie, po do t i bjere te cmendurit.

  9. Alb -Nakba 2025 says:

    Humoristi Edrama dhe gjendja e mjeruem e estrades ne Shqiperine e Ripjelljes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje