Fqinjët e shqetësuar kanë njoftuar policinë se një 40-vjeçar i divorcuar mbante të izoluar duke e kërcënuar me jetë djalin 17-vjeçar, të cilin nuk e lejonte të dilte të dilte nga shtëpia prej disa ditësh.
Mësohet se një 40-vjeçar në lagje “30 Vjetori” të Beratit mbante peng djalin e tij 17- vjeçar, nën kërcënim, duke mos e lejuar të dalë, veprime të cilat pak momente më parë i kanë denoncuar komshinjtë, raporton Top Channel.
Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa.
Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.
Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.
Bëhet e ditur se fëmija ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhune psikologjike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plote te rrethanave të kësaj ngjarje.
Babai është ndaluar nga blutë e Beratit, e po merret në pyetje rreth kësaj ngjarje.
Të shtrohet në psikiatri.
KETO JANE PASOJAT, KUR NUK KA PUNE , NUK KA SHTET QE TE TE NDIHMOJ KUR JE NE VESHTIRESI.
DINE VETEM TE VJEDHIN HIENAT QE NA DREJTOJNE.
SHOHIN VETEM QENDREN E TIRANES KU JETOJNE VETEM ATA QE MEREN ME DROGE, DHE PUSHTETARE QE VJEDHIN. NUK SHOHIN SI JANE KATANDISUR RRETHET. E SHTYNE MUAJNE ME BORXHE.
KU JE O ZOT, SE PO NA MARIN DHE SHPIRTIN MIRE LEKET.
Shyqyr qe nuk i paska ndodhur gje djalit te shkrete, i paskan ngelur dy faraz ne koke “babait”,qe ndoshta nuk toleron divorzin, nuk ke pune me trupin e tjetrit