I qëlloi i biri me thikë, flasin prindërit e të riut nga Durrësi: Do ta falim djalin, është çun i urtë

21 Qershor 2018, 16:50Kronika TEMA

Gjendja shëndetësore e dy të moshuarve Asie e Destan Neziri që u plagosën një ditë më parë nga djali i tyre 25-vjeçar me thikë ka ardhur duke u përmirësuar.

75-vjeçari është shtruar në repartin e kirurgjisë ndërsa bashkëshortja e tij pritet të dalë sot nga reanimacioni ku gjendet prej 24 orësh.

I moshuari i cili u sulmua me thike tregon se i biri e kreu aktin në zemërim e sipër. Megjithatë ai thotë se do ta falë djalin për veprimin e rëndë.

Edhe vëllai i autorit, Fisniku nuk e kupton motivin që e shtyu 25-vjeçarin drejt këtij akti. Sipas tij ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një depresioni, pasi siç tregon ai marrëdhëniet mes të riut dhe prindërve nuk ishin konfliktuale.

“Një moment, gjendje depresioni. Nuk mund t’i japim shpjegim. Nuk e kuptojmë dot se si ka ndodhur. Çuni është shumë i urtë. Babi e mami nuk kanë pasur probleme ndonjëherë”, thotë Fisniku.

25-vjeçari Hajri Neziri pak pasi qëlloi me thikë prindërit e tij u vetëdorëzua në polici i shoqëruar nga bashkëjetuesja, e cila ishte prezente në momentin e përplasjes. Janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, por dyshimet mbeten konfliktet për çështje ekonomike apo kundërshtia që kishin prindërit për lidhjen e të birit.(BW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje