Gjyqtari i Apelit Ilir Toska kalon "sitën" e vettingut, KPK e konfirmon në detyrë

21 Qershor 2018, 11:43Kronika TEMA

Gjyqtari i Apelit, Ilir Toska ka kaluar “sitën” e vettingut.

KPK e ka konfirmuar atë në detyrë.

Ai është dhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Nga seanca e të mërkurës u raportua se Toska ishte pronar vetëm i një apartamenti në Tiranë.

Relatorja evidentoi një raport të DSIK, që konkludonte se gjyqtari kishte lidhje të papërshtatshme.

Por, pas hetimit të thelluar, rezultoi se ky raport ishte i pabazuar në prova.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje