DETAJET: I riu tenton të ekzekutojë prindërit në Durrës, i qëllon disa herë me thikë dhe largohet

20 Qershor 2018, 15:20Kronika TEMA

Një i ri nga Durrësi ka sulmuar me thikë prindërit në Durrës.

Ai i ka plagosur me thikë në orët e mesditës duke i bërë për spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lagje në hyrje të qytetit në familjen Neziri.

Agresori Hajri Neziri, mësohet se pas një debati banal me prindërit ka marrë thikën dhe i ka sulmuar.

Çifti i bashkëshortëve u transportuan me urgjencë në spital ndërkohë që janë në gjendje kritike për jetën.

Ndër të tjera policia njofton:

 

Më datë 20.06.2018, rreth orës 14 : 45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe, të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, komunikon policia.

Le të kujtojmë që vetëm pak javë më parë në tjetër i ri qëlloi mbi prindërit me armë zjarri në Peshkopi. Qemal Sela, 26 vjeç sapo ishte kthyer nga Anglia. (TemA)

1 komente në “DETAJET: I riu tenton të ekzekutojë prindërit në Durrës, i qëllon disa herë me thikë dhe largohet”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Tjeter sunit gjaxor…………pis miliet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje