Kamp refugjatësh të ISIS në Shqipëri? Reagon ministria e Brendshme: Spekulimeve dhe keqpërdorime, ja e vërteta

20 Qershor 2018, 13:07Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF që dha alarmin në Tiranë për refugjatët e ISIS.

Përmes një njoftimi zyrtar ministria nënvizon se askush nuk ka kërkuar dhe ofruar mundësinë për çeljen e një kampi duke theksuar se informacionet e përcjella në media janë spekulime.

Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

– Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

– Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete:
“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”.

Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri”, shkruhet në njoftim. (TemA)

3 komente në “Kamp refugjatësh të ISIS në Shqipëri? Reagon ministria e Brendshme: Spekulimeve dhe keqpërdorime, ja e vërteta”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    FT,shkruan sot se Tunisia dhe Albanistani do te jene dy shtetet ‘hot spot’ per mijera refugjate syriane afghane etj para se te kalojne drejte evropes………..

    1. Aleanca Shqup-lesheli says:

      Ik ere bajge shqipfolese Vicidoli qe e mban veten per Grek! Greket e vertete fshin prapanicat me surrate si ty dhe I hedhin pastaj ne plehra. Ata shkojne ne buzuqi ne vend we talked hatxhojne kohen Duke lexu gazetat shqip.

  2. anonim says:

    mos ta mare vesh plaku i pjerdhur Spaho ose Strazua se dolen me vrap ne konference shtypi dhe te njoftojne se 6 milione refugjate do vershojne ne shqiperi , cdo familje do kete nga 2 refugjate,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje