Pamjet rrëqethëse të realizuara në një kamp refugjatësh në Siri, tregojnë një vajzë të vogël duke përdorur protezave të bëra nga kuti prej kallaji pasi ka humbur këmbët e saj dhe nuk ka mundësi të sigurojë protezat adekuate.
Maya Ali Merhi dhe babai i saj Mohammed, që të dy kanë lindur pa gjymtyrët e poshtme, si pasojë e një çrregullimi të panjohur.
Meqenëse nuk ka mundësi të sigurojë proteza për të bijën, babai i saj përshtati kutitë cilindrike që ajo ta ketë pak më të lehtë lëvizjen.
“Zemra më thyhet kur e shoh vajzën e vetmuar, teksa shokët e saj luajnë apo vrapojnë”, ka thënë Mohammed, i cili edhe vet ka nevojë për proteza, ndërsa ndihmohet nga duart për të lëvizur.
Së bashku me familjen, ata ishin larguar nga luftimet në Aleppo, ndërsa po jetojnë në një kamp në Idbil.
Rasti i tetëvjeçares është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. (TemA)
Doktort jan bërë të gjithë hajduta. Pa lek s’te prek me dorë