Kotzias mbledh “Miqtë e Shqipërisë”, Bushati takon Mogherinin dhe homologët e vendeve kryesore të BE

25 Qershor 2018, 09:22Politika TEMA
Kotzias mbledh “Miqtë e Shqipërisë”, Bushati takon

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushat po merr pjesë në takimin e Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, një iniciativë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias.

Në takim marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë dhe vende të tjera anëtare të BE, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.

Në këtë takim do të diskutohet mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit.

1 komente në “Kotzias mbledh “Miqtë e Shqipërisë”, Bushati takon Mogherinin dhe homologët e vendeve kryesore të BE”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    mungojne ”amico”-t franceze e olandeze………..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje